Si të rindizni pasionin në çift? Ja përgjigja!

07:04 | 15 Shkurt 2017
Arbresh.info

Burrat i identifikojnë si ëndrra erotike, ndërkohë që për femrat janë më së shumti rehati.

Në një mënyrë apo në një tjetër, lingerie (fjalë që vjen nga frëngjishtja “linge” – veshje të brendshme ose këmisha nate të punuara nga materiale delikate si mëndafshi ose dantella) janë një element i rëndësishëm për të dy sekset. Veshjet intime, përveçse shprehin sensualtitet dhe rrisin pasionin në çift, në disa raste shërbejnë dhe për vetëvlerësim. Ato na bëjnë të ndihemi të veçanta, por në një botë krejt ndryshe: jo për sytë e të tjerëve, por për tanët . Shpeshherë mjafton të veshësh një palë të brendshme seksi për të arritur atë që do. Edhe veshjet intime kanë historikun e tyre, i cili përveçse tregon zhvillimin kulturor dhe marrëdhënien mes brezave, mbi të gjitha shpreh një liri femërore

Vitet `70–`80 do të sillnin lulëzimin e të brendshmeve. Tashmë, veshjet intime do të zinin një pjesë të mirë të historikut të kinematografisë botërore.

E si mund të harrohet filmi “9 javë e gjysmë” dhe skena ku aktorja seksi Kim Basinger nëpërmjet lëvizjeve joshëse dhe muzikës së Joe Cocker, lë gojëhapur Mickey Rourke! Një erë e re po vinte. Pikërisht në vitin 1993 do të ishte Madona, e cila nëpërmjet një body të stiluar nga stilistët Dolce and Gabbana, do të shënonte një etapë të re në këtë drejtim. Ai body u shndërrua në një lëkurë të dytë për femrën e viteve `90. Në ditët e sotme, veshjet intime ose të brendshmet, nuk janë më një tabu, por diçka që na pëlqen ta ekspozojmë.

Do të ishin vetë femrat, ato që vendosën të ishin protagoniste të krijimit të tyre. Ndoshta nga nevoja, ndoshta dhe nga dëshira për t’u ndier mirë me veten, sot lingerie është arma më tërheqëse, e cila bën të ëndërrojnë të dyja sekset. Në pasarelat e modës çdo vit sfilojnë modele të shumta nga stilistë të ndryshëm./living.al

edf03368c22a919f6c25c7b3b25f2810 5d907f3ea86ff27e2fd5b8ac6bb937ae 661f536f6175bb55603b1b3bb5ca4dff 9546cc52f609da8d12368b94bf4031ac 65415bcc45cd17ae17c5085e6adec3d1

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme