Makaronat janë një nga ushqimet thuajse të përditëshme për shumë familje.
E veçanta e tyre është se mund t’i kombinosh me çdo ushqim tjetër dhe të formosh shije fantastike të cilat pëlqehen nga kushdo.
Por keni menduar ndonjëherë t’i përgatisni vetë në shtëpi me fare pak përbërës?
AgroWeb.org ju tregon mënyrën më të thjeshtë dhe të shëndetshme të gatimit të tyre në fare pak hapa.
Një nga thjeshtësitë e kësaj recete është se nuk përmban vezë dhe mund të përdoret si për ata që janë në dietë apo janë alergjike nga ky produkt.
Përbërësit
460 gr miell i ashpër
300 ml ujë
8 gr kripë
Përgatitja
Për të nisur me përgatitjen e makaronave pa vezë, merrni një enë të thellë dhe shtoni aty miellin dhe kripën.
Pak nga pak duke përzier me duar, shtoni ujin në mënyrë që të formohet brumi i butë e pa kokrriza.
Punojeni brumin me suar për 5 minuta siç ndodhet në enë dhe formoni një topth.
Mbulojeni me një qese kuzhine dhe lëreni të pushojë në temperaturë ambienti për 30 minuta.
Pasi të ketë kaluar koha, vendoseni brumin në një tryezë dhe ndajeni në 3-4 pjesë të mëdha.
Më pas duke përdorur një petës hapni petë të trasha deri në 5mm dhe rrotullojeni nga të dyja anët në mënyrë q ëtë formohet një cilindër i gjatë.
Me një thikë të prehtë prisni shirita të hollë 7-8 mm secila në mënyrë që të formoni makaronat petashuqe të zakonshme si jufkat apo taljatelet.
Hapini me kujdes të gjithë petët dukë bërë kujdes të mos i prishni psi brumi mund të jetë i butë.
Këtë bëjeni me secilën nga petat dhe makaronat duke i prerë dhe hapur me kujdes dijet dhe vendosini grumbull në racione të vogla së bashku në një tavë.
Më pas mund t’i gatuani menjëherë në mënyrë që të mos prishen.
Për t’i ruajtur pak me gjatë vendosini në një kavanoz për disa ditë derisa të forcohen e më pas mund t’i ruani të mbështjella me qese plastike kuzhine ne ngrirje apo frigorifer./agroweb/
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...