PËRBËRËSIT:
Përgatitja e brumit:
1 kg miell
5 të verdhë veze temperatur ambjenti.
1 gotë vaj (misri ose luledielli)
1 gotë qumësh
1 gotë kos
Për mbushjen:
1 kg arra te qëruara.
1 filxhanë kafe sheqer
750 gr gjalp i shkrirë.
PËRGATITJA:
Miellit i hapni një gropë në mes dhe shtoni të verdhët e vezëve, i përzjeni dhe pastaj shtoni kosin,qumshin dhe
vajin.
Zëni brumin duke e punuar mire me duar.I gjith sekreti i kesaj bakllavaje eshte te punimi i brumit,i cili duhet
punuar mire e mire.Lereni te vij per 30 minuta dhe pasi ka pushuar e ndani në 4 pjese te barabarta,cdo pjese e
punoni me dore si shkop dhe e ndani në pjese te barabarta sa një kokerr arre.Duhet të jenë gjithësej 90 kulaçë të
vegjël.
I hapni në petë të vogla dhe duke i lyer me niseshte i vendosni mbi njera tjetren 3 e nga 3. I hapni pastaj keto
petë te vogla ne nje petë te medhe. Duhet te jenë gjithesej 30 peta të medha.Sipas dëshires dhe kohës mund ti
lëni pak petët të thahen për reth 1 ore.Kini kujdes mos ti vendosni sipër njera tjetres pasi ju ngjiten dhe nuk ju
thahen.Mundë të shtroni një bez mbi krevat dhe ti shtroni reth e rrotull tij. Hapni dritaren dhe lërini te thahen. Në
këtë mënyre bakllavaja do ju dali edhe më e shkriftë.
Thyeni thelpinjtë e arrave me duar dhe kontrollojni mos ka ngelur ndonjë levozhge.Perzijeni me sheqer.
Shtroni petët në tavë një e nga një duke i lyer cdo petë sipër me pak gjalp të shkrirë.
Pasi keni shtruar 10 petët
e para shtroni një shtresë me arra. Shtroni 10 petë te tjera gjithmon duke i sperkatur me gjalpë të shkrirë.Beni
perseri një shtresë me arra.
Mbuloni me 10 petët e fundit dhe këto tè spërkatura në çdo pete me gjalpë. Priteni në rombe dhe sipër i hedhni.
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...