Kur vjen puna për të eliminuar erën e keqe të djersës të gjithë drejtohemi në dyqan opër të blerë një deordorant. Ky i fundit është produkti më i shitur në botë nga higjiena personale.
Gjithsesi ka disa formula natyrore që mund të përgatiten në shtëpi me përbërës bazë, për të krijuar një deodorant pa kimikate. Sot do t;ju sjellim recetën më të thjeshtë, atë me agrume, që të gjithëve u ndodhet në shtëpi dhe mund ta përgatisin shumë thjeshtë.
Era e athët e agrumeve dhe aciditeti i tyre ndihmojnë në neutralizimin e aromave të këqija dhe për të luftuar bakteret. Kjo recetë e thjeshtë është shumë ekonomike, pasi ajo kërkon vetëm lëkurën e disa prej agrumeve. Përbërësit: Lëkura e 3 portokajve, lëkura e 3 limonëve, 1 litër ujë, 1 kg kripë deti dhe 3 lugë sode buke (30 g).
Pritini në copa agrumet dhe i vini të vlojnë në një litër ujë dhe kur të jetë gati, kullojeni dhe e mbani atë mënjanë për kohën e larjes. Hidhni këtë zgjidhje aromatike në vaskë, i shtoni kripë deti dhe sodë buke mw pas futuni dhe relaksohuni për pesëmbëdhjetë minuta.
Kjo larje jo vetëm që do të shërbejë për të neutralizuar erë nën sqetulla, por edhe për të gjitha zonat e tjera të trupit. Përsëriteni çdo herë që t’ju jepet mundësia.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...