Djersitja është një mënyrë e eleminimit të lëngjeve të tepërta nga organizmi dhe luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e temperaturës së trupit. Trupi vazhdimisht çliron djersë edhe atëherë kur nuk jemi te vetëdijshëm për këtë. Djersitja mund të ndodhë në kushte fiziologjike dhe në kushte patologjike. Në kushte fiziologjike djersitemi për shkak të veprimtarisë së shtuar fizike.
Por si mund të shmangim apo të anashkalojmë sadopak djersitjen në stinën e verës nëpërmjet disa këshillave?
1. Shmangni rrobat e ngushta
Gjatë ditëve të nxehta të verës, qëndroni larg copave të ngushta që ju ngjiten pas trupit. Në vend të tyre, vishni rroba të lirshme pasi do të ndiheni më rehat nëse materialet nuk ju prekin lëkurën. Për shembull, në vend të xhinseve të ngushta dhe kanotjereve, vishni një fustan të gjatë të gjerë.
2. Mos përdorni reçipeta me mbushje
Zgjidhni një palë reçipeta të lehta dhe mundësisht pa tela të bezdisshëm.
3. Kujdes me materialet
Mamatë jo më kot kanë pambukun si materialin e tyre të preferuar, pasi ai thith më mirë djersën dhe lejon që të thahet më shpejt.
4. Hiqni dorë nga gurët dhe teminat
Gurët dhe teminat ngjiten në lëkurë dhe ju krijojnë një ndjesi të bezdisshme. Mund t’i vishni gjatë mbrëmjes, por nuk këshillohen gjatë mëngjesit ose drekës.
5. Shall dhe kapele
Sado e çuditshme të duket, një shall i hedhur krahëve do t’ju mbajë freskët pasi shmang rrezet e diellit. Nëse qëndroni për shumë gjatë në diell, vendosni me patjetër kapele.
6. Ngjyrat
Zgjidhni nuanca të hapura (e bardhë, rozë pudër, nude, e verdhë etj) dhe shmangni ngjyrat e errëta (e zezë, blu, kafe, vishnje).
7. Hidratohuni
Ujë, ujë, ujë!
Krem mbrojtës ndaj diellit me patjetër.
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...