Nga momenti që unaza e fejesës lë kutinë dhe bëhet përfundimisht e juaja, kthehet në një objekt për të cilin duhet të tregoni kujdes të vazhdueshëm, në mënyrë që të ndriçojë, si ditën e parë.
Nga gjërat e përditshmërisë, larja e duarve, rutina e kujdesit ndaj lëkurës, etj, unaza juaj do të humbë shkëlqimin e ditës së parë nëse nuk kujdeseni gjithashtu çdo ditë për të. Pra, unaza e fejesës kërkon një pastrim të përshtatshëm dhe sistematik, më shpesh nga sa keni menduar deri më sot. Ekspertët e industrisë kanë dhënë këshilla për gjërat që duhet të bëni ose jo në kujdesin ndaj unazes tuaj të çmuar, në mënyrë që edhe pas larjes së shpeshtë të duarve gjatë prezencës së COVID-19, të ndriçojë po njësoj.
Qëndroni pa unazë në shtëpi
Hiqeni nga gishti dhe vendoseni në një vend të sigurt, biem dakord të gjithë se unaza nuk do t’ju duhet as gjatë larjes së enëve dhe as gjatë gatimit. Mbajeni atë sa më larg ekspozimit me detergjentët, kini parasysh që edhe peceta e letrës me gjithë butësinë e saj, ka forcën për të dëmtuar metalin e unazës tuaj.
Themeluesja e “Mociun” rekomandon: “hiqeni unazën gjatë gjumit, dushit, gatimit apo gjimnastikës, përveç rasteve kur ushtroheni me bluzë mëndafshi…”
Njihuni me gurin dhe metalin e unazes tuaj
Nëse mendoni se nuk ka një vend të sigurt për të vendosur unazën përveç gishtit tuaj, është e rëndësishme të njihni në mënyrë thelbësore unazen tuaj, materialet që e përbëjnë atë. Diamantet dhe platini janë më rezistent, nga ana tjetër gurët e çmuar si rubini apo smeraldi duan më tepër kujdes.
Këshillat e ekspertëve konsistojnë në shmangien e kontaktit të unazës me substancat që e dëmtojnë atë, këtu kemi parasysh parfumin apo kremrat e ndryshëm.
Pastrojeni atë me mënyra të thjeshta
Mënyra më e sigurt për pastrimin e unazës tuaj nga papastërtitë është ajo më e thjeshta: pastrojeni atë me sapun të lëngshëm dhe ujë të ngrohtë.
Gjithashtu, me anë të një lupe, sigurohuni që guri i çmuar i unazës tuaj, të jetë i sigurt në vendin e tij.
Çfarë s’duhet të bëni
Nëse unaza juaj ka gurë të çmuar, kini kujdes me mënyrat që do t’i pastroni ato. MOS përdorni furçën e dhëmbëve për të pastruar unazën tuaj, e dëmtoni shumë atë! Mos përdorni sfungjer apo asnjë objekt tjetër që mund ta përdorni për pastrim në kuzhinën tuaj. Mënyrat e gabuara mund të bëjnë që unaza juaj të mos kthehet më kurrë siç ishte në fillim.
Kthejeni kujdesin ndaj unazës në një zakon
Të paktën një herë në muaj duhet të merreni seriozisht me unazën tuaj. Nëse e shihni që unaza nuk shkëlqen si ditën e parë, trajtojeni atë me kujdes duke e pastruar edhe më shpesh. Ka disa prerje gurësh që duan më tepër kujdes në pastrim dhe disa të tjerë që janë më rezistentë. Ne ju sugjerojmë të shënoni në kalendar ditën që do t’i dedikoni unazës tuaj, në mënyrë që kjo rutinë, t’ju bëhët zakon i jetës tuaj të përditshme.
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?