Mbjetjet e djegura në enët e gatimit nuk pastrohen lehtë dhe pa marrë parasysh sa të jeni të kujdesshëm, do të përfundoni me njolla.
Gazeta britanike “Mirror” ka sjellë një zgjidhje ideale për këtë shqetësim, transmeton portal arbresh.info
Së pari mbusheni enën me ujë të vluar dhe lërni të qëndrojë për pak. Më pas derdhni ujin, por mos e thani enën. Spërkateni me sode buke, sidomos në pjesët ku ka vështirësi për t’u larë.
Më pas shtoni kripë, ideale do të ishte përdorimi i kripës së trashë. Hidhni edhe pak uthull të bardhë ose uthull molle dhe lëreni enën të qëndrojë për disa minuta.
Do të vini re fluska sapo të bëni këtë proces, dhe kjo do të thotë që pastrimi i enës tashmë ka filluar, transmeton portali arbresh.info
Fërkoni enën me një sfungjer të lagur dhe pas pesë deri në 10 minuta, shpëlajeni enën mirë.
Ky ‘mashtrim’ do t’ju shpëtojë një herë e mirë nga lodhja e fërkimit të enëve./arbresh.info/
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...