Google ADS

Si të pastrojmë aksesorët e artë dhe të argjendit

13:02 | 31 Tetor 2017
Arbresh.info

Me kalimin e kohës aksesorët, në veçanti unazat, e arta apo të argjendit, humbin shkëlqimin e tyre.

Bizhuteritë e tjera madje edhe formojnë një shtresë nga pluhuri e papastërtitë e mbledhura ndër vite.

Megjithatë ekziston një zgjidhje tejet e lehtë për pastrimin e tyre.

Pasta e dhëmbëve është një ndër produktet më të këshilluar për pastrimin e bizhuterive te arta dhe te argjendit, pasi që nuk rrezikon që të krijojë shenja gërvishtjeje në sipërfaqen e tyre.

Zgjidhni një brushë me qime të buta dhe fërkoni me lëvizje të thjeshta për 5 minuta.

Pastaj shpërlajeni me ujë dhe lustrojeni me një pecetë të pambukut me pak uthull molle.

wiki3

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme