Ju ka ndodhur ndonjëherë që (përveç lumturisë), të ndjeni një ‘siklet’ sa herë vjen e premtja?!
Jeni të shqetësuar se si do ta shpenzoni fundjavën dhe kjo ndjesi ju shoqëron gjer në organizimin e një plani. Nuk jeni të vetëm. Ka shumë njerëz, të cilët i pushton ndjesia e frikës sa herë afron fundjava, duke menduar se nuk po i shfrytëzojnë siç duhet ditët e tyre të pushimit.
Madje, për këtë gjendje emocionale ekziston edhe një term që quhet: “Weekend Anxiety Syndrome” (Sindroma e ankthit të fundjavës).
Fakti që ne nuk bëjmë gjërat që njerëzit e tjerë bëjnë dhe postojnë nëpër rrjete sociale, na krijon ndjesinë se fundjavat tona nuk janë interesante mjaftueshëm.
Termi më lart, nuk është një term zyrtar mjekësor, por shumë njerëz e vuajnë dhe e dinë mirë se çdo të thotë të kesh një sindromë si kjo. Pas një javë të gjatë në punë, ti më në fund ke 2 ditë për të bërë çfarë do të bësh. Pritshmëritë janë të larta, imagjinata gjithashtu, por shpesh realiteti është ndryshe.
Kjo, tek disa njerëz shkakton presion dhe ankth. Cilat janë disa nga simptomat që tregojnë se mund të vuani nga “ankthi i fundjavës”?
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...