Të të thyhet zemra ta shpifë. Të gjithë e dimë këtë, mirëpo më poshtë keni disa mënyra për ta tejkaluar më mirë këtë gjendje.
Këto mënyra janë të mbështetura edhe shkencërisht për të harruar ish partnerin njëherë e përgjithmonë, transmeton portali arbresh.info.
Largojeni nga të gjitha rrjetet sociale
Sipas një studimi, njerëzit që ndiqnin ishin në Facebook ishin më të stresuar, kishin më shumë ndjenja negative dhe kishin një sens të humbjes më shumë se ata që e kishin ndërprerë lidhjen virtuale.
Kujtojini tiparet negative të ishit tuaj
Duke ua kujtuar erën e keqe të këmbëve, përtacinë, dështimin në seks dhe karakteristika të tjera të këqija ju ndihmon ta harroni më shpejt partnerin/en.
Dilni vullnetar për një kauzë të cilën besoni
Sipas studimeve, puna vullnetare mund t’ju ndihmoj të lini anash problemin tuaj të zemrës, pasi që kjo ua zvogëlon ndjenjat e depresionit, dhe ua rritë kënaqësinë dhe mirëqenien.
Shkoni në palestër
“Nëse ndiheni të depresionuar apo anksiozë, ushtrimet ua ndreqin humorin aq mirë sa edhe medikamentet”, sipas një studimi në Journal of Evidence-Based Medicine, që gjeti se njerëzit që bënin yoga ishin më të aftë të përballonin stresin.
Mos bëni seks me ishin
E dini që nuk duhet. Ani edhe nëse seksi mes juve dyve ka qenë i mahnitshëm, dijeni që është një ide e tmerrshme. Gjetjet e reja të publikuara në Family Relations sugjerojnë se fjetja me një partner të mëparshëm mund të rrisë simptomat e shqetësimit psikologjik.
Shkoni me pushime
Nëse keni dashur ndonjëherë të shihni ndonjë vend të botës, por keni vendosur të mos shkoni , sepse partneri juaj nuk ishte fort në disponim, tani është koha ta ndërmerrni atë hap.
Udhëtimi vetëm mund të jetë çlirues, por gjithashtu u jep një mundësi të zhvilloheni dhe të rriteni si individ.
I jepni kohë dhimbjes
E dimë që thyerja e zemrës nuk shërohet si me magji, sepse është e pamundur.
Por, sipas një studimi nga American Psychological Association tregon se sa më shumë kohë dhe hapësirë t’i jepni vetes pas ndarjes, aq më shumë shëroheni emocionalisht./Arbresh.info/
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...