Keni shumë oreks gjatë ciklit dhe merrni kile? Ja ç’të bëni…
Gjatë ditëve të ciklit, dëshira për të përkëdhelur veten me ëmbëlsira, biskota, por edhe panine, pica e shumë ushqimet tjera të pasura me sheqerna e yndyra, bëhet veçanërisht e fortë.
Po pse oreksi gjatë ciklit rritet?
Shkaku është tek luhatjet e hormoneve seksuale që influencojnë edhe oreksin. Për të evituar oreksin e tepërt dhe për të të mos e ekzagjeruar me ushqimin, është thelbësore të mos hiqni dorë nga karbohidratet, proteinat dhe yndyrat e mira, që përveçse marrin pjesë në proceset metabolike, ndihmojnë që të mos pësoni rënie të energjive gjatë ciklit.
Mund të mbështeteni tek ushqimet që ndihmojnë për të frenuar urinë dhe në të njëjtën kohë ndikojnë në ekuilibrimin e hormoneve. Në veçanti perimet dhe zarzavatet që falë fibrave, rregullojnë hormonet e urisë të cilat largojnë ndjesinë e ngopjes, mes të cilave insulina.
Ja pra, disa metoda të dobishme për të luftuar energjinë gjatë ciklit.
Shtoni fara lini tek mëngjesi
Ato e bëjnë vaktin tuaj të parë të ditës të pasur me acide yndyrore esenciale. Favorizojnë sintezën e neurotransmetuesve të mirëqenies, mes të cilave serotonina që merr pjesë në mekanizmat e rregullimit të urisë.
Konsumoni sojë dhe derivatet e saj
Soja është derivat fitoestrogjenesh, substanca bimore që favorizojnë ekuilibrin hormonal. Përmban në veçanti linjave dhe izoflavone.
Preferoni fistikët si vakt zemre
Ato përmbajnë acide esenciale polisature dhe fibra që mbajnë larg urinë. Gjithashtu janë të pasura në minerale si magnezi dhe kaliumi që luftojnë ndryshimet e humorit të cilat mund të nxisin oreksin.
Një ‘po’ për çokollatën
Gjatë ditëve të ciklit mund të keni një dëshirë të fortë për të ëmbla, ndoshta në mëngjes ose paradite? Në këto raste, mund të hani një copë çokollatë të errët. Teobromoina e gjendur në të favorizon prodhimin e endorfinave të cilat luftojnë nervozizmin, humorin e keq dhe urinë.
Hamza: Bursa e Kosovës mundësi për diasporën dhe investitorë...
Pas largimit të Redonit, Egli befason me këtë deklaratë
Mungesa e rrymës në Ferizaj detyron një mërgimtar të kthehet...
“E dua Liverpoolin”, Van Dijk flet për të ardhmen mes intere...
Mbi 10,000 emigrantë vdiqën këtë vit gjatë përpjekjes për të...
Zbulohet gjiganti evropiane që Brahim Diaz e ka refuzuar në ...