Interneti ka transformuar jetën moderne, duke ofruar komunikim të shpejtë dhe qasje të pakufizuar në informata dhe shërbime. Mirëpo, interneti ka krijuar gjithashtu edhe mundësi të reja për keqpërdoruesit dhe abuzuesit e fëmijëve. Prandaj, pa përdorimin e masave të duhura mbrojtëse, fëmijët mbeten të ekspozuar shumë ndaj rreziqeve të ndryshme në internet, siç janë: cyber-dhuna, pornogranofia, apo qasja në materiale të tjera të dëmshme. Është shumë me rëndësi që prindërit, së bashku me fëmijët, të vendosin rregulla se çka është e përshtatshme dhe e sigurt për t’u përdorur në internet dhe si fëmijët të sillen në mënyrë të përgjegjshme.
1.Edukimi Para se dhe vetë t’i ndani rreziqet e internetit prej dobive të tij, së pari duhet të njiheni me disa nocione, të cilat i përshkruajnë karakteristikat e tij, shërbimet, mundësitë e tjera etj.
2.Caktoni disa rregulla themelore Fëmijët duhet të dinë në cilat kushte, në cilën periudhë dhe në cilën mënyrë mund ta përdorin internetin. Këto kushte përcaktojani ju. Filloni për shembull me atë se internetin mund ta përdorin vetëm pasi t’i kenë përfunduar obligimet shkollore.
3.Kompjuteri në vend qendror Vendoseni kompjuterin në vend qendror, në dhomë apo në klasë, që të mund të shikoni kohë pas kohe se ç’bëjnë fëmijët tuaj. Kjo është e rëndësishme që të vëreni në qoftë se fëmijët rastësisht hasin përmbajtje, të cilat nuk korrespondojnë me moshën dhe interesat e tyre.
4.Vendosni kufizim kohor Fëmijëve nuk duhet t’u lejoni të kalojnë më shumë se 1-2 orë në ditë para monitorit të kompjuterit. Për fëmijët deri në moshë 7-vjeçare, më mirë është të shfletoni së bashku me ta, ndërsa për fëmijët më të mëdhenj, është e rëndësishme të përcaktoni ku mund të hyjnë dhe ku nuk mund të hyjnë në internet, para se të fillojnë me aktivitetet online.
5.Mësoni fëmijët për sjellje të përgjegjshme dhe të sigurt online Tregojuni fëmijëve tuaj se nuk duhet t’ua japin të dhënat e veta personale njerëzve të panjohur në internet dhe përkujtoni se duhet t’i përdorin opsionet për privatësi në faqet e tyre personale për rrjetëzim social. Informatat që i lënë aty duhet të jenë private, gjerësisht të kufizuara për qasje. Mjafton që këto informata të mund t’i shohin vetëm shokët dhe familjet e tyre. Ata nuk do të donin t’i tregojnë informatat që në të ardhmen mund t’u bëhen pengesë në rrugën për në fakultetin ku duan të studiojnë apo punën të cilën duan ta bëjnë. Tregojuni se është e pandershme të zbulohen të dhënat për shokët dhe familjet e tyre. Kur shpallin fotografi, ato duhet t’i bëjnë private dhe të mos u vendosin tag-e (etiketa të cilat i emërtojnë të pranishmit në fotografi)./lexo
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë