Si të mbajmë larg fluturimin e mushkonjave që vijnë të uritura drejt nesh? Ja disa veprime dhe medikamente natyrale për t’i mbajtur larg nga shtëpitë tona. Për shembull, evitoni gjatë verës kremrat dhe parfumet me aromë frutash sepse tërheqin insektet. E keni vënë re që kur nderim rrobat jashtë, aroma e zbutësit tërheq insektet?
Ç’rrezik ka përdorimi i insekticideve? Para se të përdoren këto produkte, mos harroni të lexoni mirë përdorimin për të mos i krijuar probleme jo vetëm shëndetit tuaj, por edhe kafshëve tuaja shtëpiake, pasi bëhet fjalë për produkte kimike shumë të dëmshme.
Provoni këto medikamente natyrale kundër mushkonjave:
Para së gjithash, vendosni rrjeta në dritaret tuaja.
Evitoni mbetjet e ujit në pjatat e vazove të luleve dhe eksperimentoni me teknikën e monedhës së bakrit. Mjafton të vendosni një monedhë bakri në pjatën e çdo vazoje për ta bërë të papëlqyeshëm ujin ku zakonisht mushkonjat depozitojnë vezët.
Qepët dhe erëza si p.sh karafili janë në gjendje të përzënë mushkonjat. Mjafton të lini në shtëpi një pjatë me gjysmë qepe dhe disa kokrra karafil. Në të njëjtën mënyrë mund të mbani në shtëpi edhe një enë me uthull dhe disa feta limon.
Ka disa lloje bimësh në gjendje të largojnë mushkonjat si p.sh borziloku, livanda, mentja, mëllaga. Pse nuk mbillni disa në ballkon?
Së fundi, e dini që nëse mbilli hudhra në kopshtin tuaj, janë efikase kundër parazitëve dhe mushkonjave. Vendosni disa thelpinj në kënde të ndryshme të shtëpisë./shije.al
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...