Edhe pse ne jemi unikë në mënyrën tonë, ne ndajmë një natyrë të ngjajshme edhe me të tjerët. Kjo na lejon që të krijojmë lidhje me njerëzit e tjerë dhe të zbulojmë mundësinë për të kuptuar mënyrën më të mirë të të menduarit.
Nëse përdorim mjetet që kemi tashmë në veten tonë, është e mundur të ndikojmë në vendimet dhe mendimet e njerëzve të tjerë për ne dhe situatat, transmeton portal arbresh.info
Krijoni iluzionin e zgjidhjes
Nëse dikush duhet të bëjë diçka për ju, kërkojuni atyre që të kryejnë një detyrë të vështirë para se të t’ia bëni të ditur kërkesën e vërtetë. Pas refuzimit të gjërave më të mëdha, njerëzit kanë tendencë të pranojnë një kërkesë që duket e lehtë. Po ashtu funksionon kur po përpiqeni të bindni dikë. Jepuni atyre dy opsione njëherësh: ato që duan dhe një detyrë tjetër që është më e vështirë për t’u realizuar. Ajo që do të arrini me këtë është që kërkesa juaj aktuale të duket më e thjeshtë pranë tjetrit.
Ktheni diskutimin në avantazh
Kur njerëzit ju tregojnë gjëra me të cilat nuk pajtoheni, mos kundërshtoni ashpër. Së pari pranoni ato që thonë me fjalët si, “Unë shoh se çfarë mendoni” dhe vazhdoni me mendimin tuaj duke pyetur “por a keni menduar ndonjëherë për këtë pjesë të saj?” Kjo qasje do t’ju ndihmojë të arrini këndvështrimin tuaj pa u ndërprerë ose kundërshtuar, transmeton portal arbresh.info
Nëna e di më mirë
Ju mund të tërhiqni vëmendjen te njerëzit duke thënë se prindërit tuaj ju kanë mësuar këtë. Njerëzit ndjekin traditën dhe do të respektojnë njerëzit që simpatizojnë prindërit e tyre. Shumica e njerëzve besojnë me gjithë zemër në fjalët e prindërve të tyre dhe kur dikush përmend diçka që vjen nga prindërit e njerëzve të tjerë, do të krijojë të njëjtin efekt sikur familja e tyre ta kishte thënë atë.
Huazoni diçka
Ju mund të shikoni sesa ju do dikush, kur kërkoni ndonjë hua të vogël te ata, mbase edhe një libër që ju intereson. Kjo së pari do të krijojë një lidhje të pavullnetshme midis dy jush, por do të rezultojë në një ndryshim të mendjes pasi të ktheni huanë.
Vetëbesimi i tërheq njerëzit
Pasi të mbaroni bisedën, thjesht shikoni njerëzit në sy dhe prisni në heshtje. Pamja juaj e vendosur do të ndikojë pozitivisht në perceptimin e asaj që sapo thatë. Nëse humbni kontaktin me sy pas këtyre momenteve intensive, do të vëreni një humbje interesi pas një kohe të shkurtër.
Rëndësia që ju jepni njerëzve
Përdorimi i fjalëve të duhura mund të jetë shumë i dobishëm ndonjëherë. Njerëzit shpesh do t’ju ndihmojnë nëse paraqisni kërkesën tuaj si përmbushje të një shërbimi. Ju do të gudulisni egon e tyre dhe ata do të ndjehen sikur po përmbushin dëshirën tuaj. Provoni të përdorni fraza të thjeshta si “Ju lutem më bëni një favor” ose “Unë me të vërtetë kam nevojë për ndihmën tuaj”.
Tregoni besim për të fituar atë
Kur përpiqeni që të ndërtoni besim në mjedisin shoqëror, duhet të pranoni para tjerëve gabimet tuaja të vogla. Njerëzit do të shohin anën tuaj të rrezikuar dhe do t’ju pranojnë si një person të ndershëm. Kjo do t’ju japë një avantazh edhe gjatë një argumenti./arbresh.info/
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal ndaj Pecit e...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës