Lëkura e kraharorit është po aq e ndjeshme sa lëkura juaj e fytyrës, por ne vëmë bast se shumë gra zakonisht nuk i kushtojnë dhe aq më shumë vëmendje kësaj.
Ne nuk i japim përparësi hidratimit dhe e ekspozojmë zonën ndaj kimikateve të ashpra dhe rrezeve të diellit, duke lejuar që të shfaqen rrudhat e parakohshme.
Ne do të donim t’ju njihnim me disa mënyra të thjeshta për t’i trajtuar ato rrudha të cilat nuk kërkojnë shumë përpjekje.
Zhvilloni një zakon të të fjeturit në shpinë.
Gjumi në njërën anë ose fjetja përmbys është një nga arsyet përse ju mund të zhvilloni rrudha në kraharor. Për të shmangur këtë, flini në shpinë dhe bëjeni atë një zakon.
Ju mund të mësoheni për të vendosur një jastëk poshtë gjunjëve për t’ju ndihmuar të qëndroni në të njëjtin pozicion, ose të vendosni dy jastëkë në të dy anët e trupit tuaj. Plus, ju merrni një bonus të madh: Ju gjithashtu, me kët metodë, do të shmangni krijimin e një gjoksi të varur!
Përkëdhelni veten me një “maskë” shtëpiake për gjoksin
Relaksohuni dhe qetësojeni veten, ndërsa realizoni një ripërtëritje të gjoksit me një “maskë” të thjeshtë të gjoksitme aloe vera. Pritni një gjethe të trashë aloe vera, hiqni lëkurën që e rrethon dhe aplikoni xhelin në gjoks për 20 minuta.
Aloe vera krijon lagështinë natyrale të lëkurës tuaj kështu që nuk dehidraton dhe nuk prishet lehtë. Ky trajtim do të parandalojë formimin e rrudhave dhe do ta bëje lëkurën tuaj të shkëlqejë.
Mos e lini ujin e nxehtë të dushit të bjerë direkt në gjoks.
Kjo është një ide e keqe sepse temperaturat e larta të ujit shpërlajnë vajrat natyrale të lëkurës duke e lënë atë të thatë dhe duke lehtësuar shfaqjen e rrudhave.
Rënia e ujit të nxehtë drejtpërdrejtë në lëkurën tuaj të gjoksit do ta çojë përpara procesin. Pra, në vend të kësaj, lëreni ujin të bjerë poshtë natyrshëm mbi kokën tuaj, supet, shpinën, etj.
Bëni disa ushtrime për gjoksin, për ta forcuar atë.
Nëse muskujt e gjoksit janë në formë, atëherë lëkura është më pak e prirur për t’u prishur dhe për t’u bërë viktimë e gravitetit. Shtrëngoni muskujt dhe lëkurën duke bërë një stërvitje të thjeshtë.
Ju mund të bëni 20 ulje-ngritje çdo ditë para se të bëni një dush dhe kjo stërvitje e vogël t’ju ndihmojë të sfidoni procesin e plakjes së lëkurës së gjoksit.
Vishni sytjenat e masës tuaj për të minimizuar palosjen e lëkurës dhe formimin e rrudhave.
Nëse gjinjtë tuaj janë duke qëndruar në pozicionin e tyre të saktë natyror me sytjena ikse si mbështetëse, gjoksi juaj nuk do të vuajë nga rënia për shkak të gravitetit. Ju gjithashtu do të minimizoni fërkimet në lëkurën tuaj. Kjo do të thotë lëkurë e butë dhe rrudha më pak të dukshme.
Jepini lëkurës tuaj dhuratën e oksigjenit duke masazhuar kraharorin tuaj.
Masazhimi i kraharorit stimulon rrjedhjen e gjakut në zonë, duke mbushur lëkurën tuaj me oksigjen dhe duke e parandaluar shfaqjen e procesit të plakjes.
Vendosni pak zbutës në gishtat tuaj dhe shtypni butë në gjoksin tuaj me lëvizje rrethore. Përqendrohuni në zonën e kraharorit dhe rreth gjoksit tuaj. Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për t’u relaksuar dhe të ruajtur shëndetin e lëkurës suaj.
Mos e neglizhoni lëkurën e kraharorit tuaj kur aplikoni kremin e diellit.
Marrja e tepërt e rrezeve të diellit lejon rrezet UV dhe UVB të depërtojnë thellë në lëkurën tuaj. Kjo shpejt dëmton lëkurën në gjoks sepse është shumë e ndjeshme dhe kështu, përshpejton krijimin e rrudhave.
Për të parandaluar këtë, përdorni krem dielli çdo ditë me një SPF më të lartë se 30, ashtu siç bëni me fytyrën tuaj.
A nuk ju pëlqejnë këto truke? A keni ndonjë sekret të vjetër familjar për mënyrën se si të trajtoni rrudhat e kraharorit që dëshironi t’i ndani?/SuperShendeti/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...