Etiketat e veshjeve, ndërresave apo çfarëdo lloj pëlhure nuk japin të gjithë informacionin për të cilin mund të keni nevojë…
Por, edhe nëse aty do të shkruhej imtësisht rreth procesit të larjes, tharjes apo hekurosjes sërish shumë prej nesh zgjedhin të bëjnë sipas mendjes së tyre, sesa të ndjekin instruksionet.
Por kur vjen puna tek jastëkët, as përvoja e as etikat s’do të mjaftonin, sepse procesi i larjes së tyre është paksa i komplikuar dhe ndryshon nga lloji i jastëkut.
Këto të fundit mund t’i lani në lavatriçe, por nëse i keni me pupla sigurohuni të fusni një top tenisi për të shmangur grumbullimin topa topa të puplave.
Duhet të keni parasysh që të hidhni 1/3 e sasisë së detergjentit nga ajo që hidhni zakonisht (kështu evitoni shpërthime të pakontrolluara të shkumës).
Gjithsesi, përpara së t’i fusni në lavatriçe, sigurohuni që jastëkët të mos kenë vrima ose të çara nga ku mund të dalë mbushja jashtë.
Zgjidhni procesin e shkurtër, me ujë të ftohtë (gradacioni 30 gradë) .
Jastëkët kërkojnë kohë më të gjatë për t’u tharë dhe nëse nuk thahen plotësisht do të mbajnë erë myk.
Nxirrini në diell për më shumë se 24 orë!
Për t’i tharë, nderini normalisht, por shkundini dhe ndryshoni krahun e nderjes çdo 2 orë, në mënyrë që të evitoni krijimin e gungave.
Jastëkët anatomikë nuk mund të lahen në lavatriçe, pasi në këtë mënyrë do të shformohej sfungjeri, por mund t’i pastroni pluhurat dhe mikroorganizmat me fshesë korrenti.
Gjithashtu mund t’i nxirrni në diell pa këllëfë për disa orë, në mënyrë që të ajrosen.
Sa shpesh duhen larë rrobat shtëpiake
Larja e rrobave shtëpiake mund t’ju duket një detyrë e mërzitshme, por e nevojshme.
Ekspertët thonë se mesatarisht në një natë gjumë ne djersijmë 25 ml për orë.
Zbuloni se sa shpesh duhet t’i lani këto rroba shtëpiake…
Jastëkët
Një material që lihet pas dore janë jastëkët e gjumit, të cialt duhen larë të paktën çdo tre muaj.
Duke mbajtur pastër ato, lëkurën do e keni të pastër, flokët e pastër dhe do të mbani larg virozat.
Jorganët
Larja e jorganëve është po aq i rëndësishëm sa çarçafët, pasi edhe pse kanë çarçaf mbrojtës nuk do të thotë se shmangin mikrobet.
Ato duhen larë çdo tre muaj, dhe mënyra më e lehtë është pastrimi kimik.
Mbulesat e krevatit
Një e treta e jetës tonë kalohet në gjumë, dhe kjo do të thotë mjaft kohë.
Duke qenë se djersijmë shumë, krijohet një mjedis i favorshëm për mikrobet dhe bakteret.
Prandaj, për të mbajtur pastër shtratin dhe trupin tuaj mbulesat duhet të lahen në 60 gradë një herë në javë.
Një këshillë është të mos rregulloni shtratin në mëngjes, duke i “mbyllur” mikrobet brenda.
Hapni dritaren të ajroset dhoma dhe të largohet lagështira.
Peshqirët e tualetit
Nuk ka rëndësi se sa herë e përdorni peshqirin, po dijeni se është më i ndotur sa mendoni.
Ai shërben si eksfoliant se sa herë që fshijmë duart lëmë një pjesë të lëkurës së vdekur në të.
Ekspertët thonë se ato duhen larë në 60 gradë çdo dy ditë.
Perdet e dushit
Ndoshta mund të mendoni se ato lahen më shpesh kur lahemi vetë, por e keni gabim.
Perdet e dushit duhet të lahen një herë në muaj për të shmangur krijimin e mykut që është një nga pasojat e lagështirës.
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...