Të kursesh duket mision i pamundur, pasi gjithmonë del diçka për të cilën duhet të shpenzosh!
Duhet një plan i mirëmenduar, për të mos dalë në fund të muajit me minus dhe Living e ka nga një strategji kursimi pë 12 shenjat e horskopit!
Duke ditur pikat tuaja të dobëta në fushën e financave mendojmë që këto këshilla do t’ju vijnë në ndihmë:
Ujori
Duhet të mësoni të “bëni pazar” ! Nuk mund të jeni të kënaqur me çdo ofertë që ju japin, ndaj duhet të dini si të negocioni!
Peshqit
Ju shpenzoni shumë për gjëra të vogla , të pavlera për të cilat pendoheni sapo dilni nga dera e dyqanit. Duhet të mësoni të përmbaheni dhe para se të thoni: Do e blej, të mendoni për pak minuta: A keni nevojë për atë që po blini, a ia vlen shumë që duhet të paguani dhe sa e përdorshme është…
Demi
Jeni një shenjë e vendosur, por shpesh rrëmbeheni nga entuziasti dhe e gjeni veten duke bërë blerje instiktive. Bëni një plan për gjërat që keni nevojë dhe përpiquni t’i përmbaheni shënimeve që duhet t’i keni gjithë kohës me vete
Demi është një shenjë praktike që di të kursejë dhe nuk shpenzon për gjëra të pavlera, por pika e dobët është tek produktet e luksit apo vlera e të cilave është me tre apo më shumë zero ! Nëse shpenzimet tuaja i tejkalojnë të ardhurat tuaja mujore, thuajini vetes STOP !
Binjakët është një shenjë që përshtatet dhe mëson shumë shpejt, por janë pak ëndërrimtarë. Nëse shohin dikë që udhëton, ata duan të bëjnë të njëjtën gjë ! Nëse dikush tregon për çantën origjinale që sapo ka blerë, binjakët duan të njëjtën gjë ! Mos u ndikoni nga shpenzimet e tjerëve, por zgjatini këmbët sa keni jorganin
Gaforrja
Shpenzimet e tua më të mëdha nuk lidhen me vetë ju, por me të tjerët rreth jush, me njerëzit që ju doni më shumë ! Jeni njerëz të orientuar drejt familjes dhe bëni gjithçka për familjarët tuaj, por të mbetesh trokë çdo muaj nuk është një ndjesi e bukur apo jo…
Luani ka të njëjtin problem si gaforrja! Shpenzon shumë për njerëzit e dashur, pasi të gëzojë këta të fundit, është kënaqësia më e madhe e luanit. POR veç kësaj luani duket se “gjuan” vetëm gjërat e shtrenjta ato të luksit, tregues të mirëqenies së lartë
Virgjëresha është një shenjë analitike, e organizuar dhe e drejtuar nga arsyeja, por ja që ndodh që e humb këtë të fundit kur vjen puna tek shpenzimet.
Virgjëresha lëkundet dhe matet me të tjerët! Dëshira për të qenë të parët, më të mirët, i shtyn ata të bëjnë shpenzime që shpesh kalojnë të ardhurat!
Peshorja duhet të memorizojë vetëm një mësim : Monedhat kanë të njëjtën vlerë si kartmonedhat ! Nëse peshorja ka 1000 lekë të reja, por jo si kartmonedhë ajo e harxhon brenda orës duke blerë nga gjërat më të panevojshme, vetëm sepse lekët e holla duket sikur i rëndojnë xhepin
Akrepi është një shenjë që nuk e lëshon lehtë paranë nga dora, por kur këto të fundit i ka në kartë e humbet sensin! Blerjet online nuk janë pika e fortë e kësaj shenje pasi nuk shifrat nuk janë gjithashtu
Shigjetari ka një marrëdhënie shumë të mirë me paratë ! Këto të fundit vijnë lehtë tek kjo shenjë, por po aq shpejt e harxhon akrepi paranë ! Thënë shkurt është një dorëshpuar
Bricjapi duket se është ndër shenjat e vetme që nuk kanë probleme me paratë. Kjo sepse është mjaft e përgjegjshme dhe kursimi i parave për ta nuk është fare problem. Përveç kursimeve ju jeni shumë punëtorë dhe të ardhurat tuaja vetëm shtohen.
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...