Si pasojë e pandemisë, mbajtja e maskës është mjaft e rëndësishme jo vetëm për mbrojtjen e shëndetit të vetë personit, por edhe të individëve të tjerë.
Për femrat, mbajtja e maskës mund të jetë edhe më e vështirë, për shkak edhe të përdorimit të makeup-it.
Por vendosja e maskës nuk do të thotë që femrat duhet të heqin dorë nga përdorimi i produkteve kozmetike në fytyrë.
Për shkak se është verë dhe temperaturat janë shumë të larta këshillohet vendosja e një hidratuesi, i cili nuk lejon që fytyra të humbasë shkëlqimin apo të duket me vaj, transmeton klan.al
Për shkak se pjesa më e madhe e fytyrës do të jetë e mbuluar nga maska, ju duhet t’i kushtoni më shumë rëndësi syve. Mund të tregoheni të guximshëm dhe të përdorni lapsa me ngjyra të ndryshme, për të theksuar ngjyrën e syve.
Kini kujdes në vendosjen e makeup-it, në mënyrë që përbërja të mos dalë në maskën tuaj dhe të krijohen njolla të bezdisshme.
Mundohuni t’i mbani buzët tuaja natyrale dhe evitoni buzëkuqin.
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...