Lëkura e yndyrshme nuk është vetëm një problem shumëvjeçar i adoleshentëve, por edhe i grave që janë në fazën e menopauzës. Në fazën e menopauzës fillojnë të bien nivelet e hormonit të estrogjenit, ndërsa androgjeni stimulon gjëndrat dhjamore të prodhojnë më shumë yndyrë, me pasojë një lëkurë të yndyrshme.
E karakterizuar nga poret e mëdha dhe prodhim i lartë i yndyrës, lëkura e yndyrshme e lë lëkurën të shkëlqejë dhe të yndyrtë. Nuk ka asnjë mënyrë që ky proces të ndalojë, por menaxhimi i saj mund të mbajë fytyrën e yndyrshme nën kontroll. Për më tepër, mbani parasysh çfarë të bëni dhe çfarë të shmangni në menaxhimin e një lëkure të yndyrshme.Çfarë të bëni:
Mbani lëkurën të hidratuar: Mungesa e zbutësit sjell prodhimin e yndyrës në lëkurë. Prandaj, hidratimi i lëkurës më xhel pastrues dhe maskave mund të jetë e mirë për lëkurat e yndyrshme. Përveç kësaj, duhet të pini sa më shumë ujë, duhet të mbani një regjimi të mirë të përkujdesjes ndaj lëkurës për të siguruar një hidratim të plotë. Rekomandohet të përdoren zbutës pa bazë yndyre. Gjithashtu, shikoni për formulën me glicerinë dhe hialuronat natriumi, një hidratues me bazë uji që mban qelizat e lëkurës të buta.
Jini të vëmendshëm ndaj nevojave të lëkurës: Thuhet se nëse keni një lëkurë të yndyrshme, do të keni më pak rrudha. Kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Trashësia e lëkurës është faktori vendimtar nëse do të keni rrudha, dhe jo sa e yndyrshme. Prandaj, kushtojini vëmendje lëkurës suaj pavarësisht çfarë thuhet. Për të parandaluar shfaqjen e rrudhave duhet të kujdeseni gjithmonë për lëkurën.
Përdorni fondatinë pa yndyrë: Parandaloni mbylljen e poreve apo shkëlqimin e tyre duke përdorur fondatinë pa yndyrë. Është gjithashtu më mirë të përdorni blush pudër se sa atë krem për fytyrat e yndyrshme.
ÇFARË NUK DUHET TË BËNI
Shmangni pastrimin e fytyrës me një pastrues të thatë: Pastruesit për lëkurën e yndyrshme përmbajnë sulfat natriumi lauriel, laureth ose sulfat amoniaku. Këta përbërës pakësojnë yndyrat në lëkurë, megjithatë mund të thajnë atë. Për shkak të balancës së lartë të pehashit, kemi dehidratim të lëkurës. Në vend që të zhdukë yndryrat, këto çojnë në prodhim më të lartë të gjëndrave të yndyrave në lëkurë. Për të mbajtur nën kontroll yndyrën, përdorni pastrues pa sulfat, pasi këto produkte do t’ju sigurojnë pastrim të thellë të poreve, pa e tharë lëkurën.
Mos e lani shumë shpesh fytyrën: Pastrimi i tepërt nuk është gjithmonë ajo që duhet për fytyrat e yndyrshme, pasi nuk është një problem higjenik. Larja e shpeshtë e lëkurës mund të largojë yndyrat natyrale dhe esenciale që shërbejnë si barrierë ndaj ngacmuesve të lëkurës. Kjo mund të shkaktojë skuqjen dhe ashpërsinë e fytyrës. Rekomandohet larja e fytyrës dy herë në ditë me një pastrues të butë./living/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...