Fytyrat e yndyrshme janë nga më problematiket për shkak se duhen mbajtur gjithmonë të pastruara mirë. Yndyra e tepërt mund të bllokojë poret dhe si rrjedhojë mund të krijojë akne dhe probleme të tjera të cilat nuk ju bëjnë të ndiheni mirë. Ka disa zgjidhje të thjeshta. Lexoni më poshtë
Larje e mirë
Laje fytyrën me ujë të ngrohtë. Ai shkrin yndyrën më lehtë sesa uji i ftohtë ose i vakët.
Zgjidh larësin e duhur. Cilatdo qofshin preferencat e tua për sapunë ose detergjentë lëng, mos përdor produkte si Dove që kanë elemente të shtuara vajore. Disa sapunë si Ivory, Dial, ose Lever 2000 janë shumë efektivë, por mund të zgjedhësh edhe larës me formulë enkas për fytyrë me yndyrë që janë pak më të shtrenjtë sesa sapunët e zakonshëm.
Në qoftë se ke akne, zgjidh një sapun antibakterial me peroksid benzoili ose triklosan. Këto sulmojnë bakteret që shkaktojnë akne.
Përdor një pastrues të lëngët që përmban acide alfahidrokside (AHA), si acid citric, acid laktik ose acid glikolik. Këta acide ndihmojnë në disa mënyra, ulin yndyrën në pore dhe luftojnë infeksionin.
Përgatite vetë tonikun
Vaji i lajthive të njoma është shumë i përshtatshëm për lëkurën me yndyrë. Zhyt një top pambuku në vaj dhe lyeje dy-tri herë në ditë fytyrën për dy javë. Javën e tretë aplikoje vetëm një herë.
Lloje të ndryshme barërash ndër më të zakonshmet menteja kanë veti tkurrëse. Për të përgatitur një tonik në shtëpi që do të përmirësojë pamjen dhe efektin e lëkurës me yndyrë, hidh një lugë me këto barëra në filxhan dhe mbushe me ujë të vluar. Lëre 30 minuta. Kulloje lëngun dhe lëre të ftohet para sesa ta përhapësh në fytyrë. Ajo që ngelet mund të ruhet në një shishe të mbyllur. Qëndron e freskët për tri ditë në temperaturë mjedisi ose pesë nëse e mban në frigorifer.
Hyssop, një anëtare e familjes së mentes, gjithashtu është një tonik bimor shumë i mirë. Në mjekësinë popullore konsiderohet i mirë për gjithë fytyrën. Hidh një lugë hyssop në një gotë ujë. Zieje për dhjetë minuta dhe kulloje. Lëre përzierjen të ftohet. Pasi ta kesh larë fytyrën apliko tonikun me një top pambuku.
Bëji një masazh fytyrës
Një pluhur drithërash të bluara imët mund të ndihmojë për të thithur yndyrën dhe për të pastruar fytyrën e hapur poret. Bluaji dhe siti dy lugë çaji tërshërë të tharë, pastaj hidhi pak vaj lajthish për të formuar një pastë. Me mollëzat e gishtave, masazho lëkurën me këtë pastë butësisht pastaj shpëlaje me ujë të ngrohtë.
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë