Diell, det, plazh dhe erë: janë kushtet ku qetësohemi gjatë pushimeve. E njëjta gjë ama duhet thënë dhe për flokët tanë.
Ekspozimi i gjatë në rrezet e diellit i bën të ashpër dhe të djegur, era dhe kripërat e dehidratojnë dhe e bëjnë të vështirë për tu krehur. Rezultati është se çdo mbrëmje është gjithmonë e më afër drejt fundit të pushimeve, dhe dallohet edhe më qartë shenjat e vuajtjes së flokëve. Por si duhet të kujdesemi për të shmangur dëmet.
Produktet
Gjatë verës janë tre produkte që nuk duhet të mungojnë, balsami, filtri anti UV dhe uji termal. Balsami dhe filtri solar përdoren çdo ditë, ndërsa uji termal, i njëjti me të cilin bëjmë fytyrën, bëhet edhe tek flokët më shumë herë në ditë. Ideale është përdorimi sa herë që kemi nevojë për të freskuar lëkurën. Duke e hedhur në flokë jep një efekt të mrekullueshëm të lagur dhe ndihmon në sistemin e shpejtë të flokëve rebelë. Filtri solar e ndihmon flokun të mos digjet, ndërsa balsami i aplikuar në fund të ditës e rehidraton dhe u kthen butësinë.
Shampo
Ndryshe nga balsami, shampo përdoret me masë. Në det flokët janë gjithmonë në ujë, kështu që është e pamundur të mos jenë të pisët. Në mbrëmje është e mjaftueshme ti shplani bollshëm me ujë të ëmbël dhe ti rehidratoni me balsam. Ndërsa larja me shampo mund të kryhet në ditë të alternuara. Nëse kemi flokë të thatë shampon duhet ta zëvendësojmë me vaj pastrimi, që mund ta blini në farmaci. Shampo në çdo rast duhet të jetë delikate dhe të përdoret në sasi të vogla.
Bishti dhe gërsheti
Janë një tendencë që nuk mund ti rezistojmë sidomos pasi kemi bërë banjë. Në fakt nuk a asgjë të keqe, por kujdes të përdorni llastikun e duhur, që të mos i këpusë flokët. Ideale janë ato të mbuluara me sungjer, apo plastike me spirale, që nuk ka probleme edhe nëse lagen. Mjafton të mos i shtrëngojmë shumë dhe të mos i tërheqim flokët.
Ti mbajmë në…hije
Shumë diell u bën keq. Duhet të mbajmë një shami apo akoma më mirë, një kapele në kokë. Përveçse do i mbajë mirë flokët, do i bëjë hije edhe fytyrës, duke mbrojtur sytë dhe lëkurën në vendet delikate.
Tahiri: Kosova në izolim, pa agjendë diplomatike përveç taki...
Kurti: S’kemi mosmarrëveshje me Maqedoninë e Veriut, bashkëp...
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...