Çdo profesion kërkon njerëz inteligjentë, ndaj edhe ne bëjmë të pamundurën të dukemi të tillë kur aplikojmë për punë. Fatmirësisht shumë universitete kanë kryer studime në lidhje me atë çka na bën neve të dukemi më të zgjuar.
Më poshtë mund të lexoni një përmbledhje e këtyre studimeve.
Nëse intervistën e punës po e bëni në një bar apo restorant, kini parasysh që njerëzit e gjykojnë inteligjencën edhe nga pija që po porosisni. Sipas një studimi të Universitetit të Miçigan në bashkëpunim me Universitetin e Pensilvanisë, janë pijet freskuese të gazuara ato që ju bëjnë të dukeni më të zgjuar. Menaxherët i konsiderojnë kandidatët që porosisin verë si më pak inteligjentë dhe të papunësueshëm. Por jo vetëm vera, edhe birra ka të njëjtin efekt.
Ju mund të mos e pini, por thjesht fakti që po mbani një birrë në dorë ju bën të dukeni më pak inteligjentë. Prandaj nëse nuk konsumoni pije me gaz sepse ju pëlqen të jetoni shëndetshëm, mbase kur aplikoni për punë duhet të bëni një sakrificë.
Sigurisht më shumë se pija që porosisni, më shumë rëndësi ka gjuha që përdorni. Përdorni fjalë të thjeshta dhe shmangni zgjatjet e panevojshme. Përdorimi i fjalëve të mëdha dhe komplekse ju bën të dukeni budallenj sepse njerëzit hamendësojnë që po kompensoni për diçka që nuk e keni. Burimi: Universiteti i Princeton.
Nëse do të bëni një prezantim, harrojeni PowerPoint-in, shpjegimin me duar apo me lazer. Janë grafikat në fleta të mëdha kartoni që ju bëjnë të dukeni më të zgjuar.sipas Universitetit Cornell, njerëzit kanë tendencën të besojnë më shumë informacionin kur paraqitet në grafika.
Mos harroni të mbani kontaktin me sy dhe të buzëqeshni ndërkohë që flisni. Por kujdes, nëse e bëni për shumë gjatë do të dukeni si psikopatë!
Kur shkoni për një intervistë pune, investoni pak edhe në pamjen tuaj. Keni dëgjuar për “Efektin e Aureolës”? Kur dikush ka një cilësi të mirë të dukshme, njerëzit i atribuojnë atij edhe cilësi të tjera të mira. Prandaj kur jeni për paraqitshëm, instervistuesit mund të mendojnë se jeni edhe inteligjentë. Edhe nëse nuk e jepni këtë përshytje, prap gjasat janë të punësoheni gjithsesi.
E para, sepse është e këndshme të shohësh një njeri të paraqitshëm çdo ditë, dhe e dyta sepse nëse ju keni mësuar të kujdeseni mirë për veten dhe investoni te kjo gjë, atëherë do të mësoni ta trajtoni edhe punën me të njëjtin seriozitet.
Syze optike apo jo, nuk është shumë e vështirë për t’u hamendësuar se syzet ju bëjnë automatikisht të dukeni më të zgjuar. Por edhe lloji i tyre ka rëndësi. Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Vienës, syzet me skelet ju bëjnë të dukeni më të zgjar se syzet pa skelet apo ato rrumbullake (stil Groucho Marx). Por syzet me skelet ju bejnë gjithashtu më pak tërheqës prandaj është një vendim i vështirë.
E fundit, por jo më pak e rëndësishme, nuk është keq nëse tregoheni pak prepotent apo mburravec. Njerëzit do të supozojnë që vetëbesimi që keni rrjedh nga inteligjenca, prandaj hiqni dorë nga serioziteti dhe shtiruni sa të mundeni!/Opinion/
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...