Të gjitha e kemi parasysh rrëmujën që krijohet ndonjëherë në shtëpi pasi shpesh nuk “guxojmë” të hedhim objektet e panevojshme.
Cilat mund të jenë ato konkretisht?
1. Peshqirët e konsumuar dhe të vjetër, që mund të kenë ndryshuar ngjyrë.
2. Të gjitha çorapet teke. Besoj se të gjitha e kemi në shtëpi një vend me çorape që ju mungon tjetra dhe i ruajmë me “shpresën” se do t’i gjejmë. Por gjithsesi kjo ndodh rrallë për mos të thënë kurrë.
3. Lodrat e vjetra të fëmijës apo ato që nuk përdoren më.
4. Veshjet intime të cilat nuk të bëjnë të ndihesh rehat kur i vesh.
5. Kuti karamelesh, biskotash, kremrash, etj, që kanë kohë që kanë mbaruar.
6. Bluzat e vjetra apo ato që nuk do t’i veshesh më kurrë pasi nuk të pëlqejnë.
7. Të gjitha çadrat e prishura apo që nuk e përballojnë mirë erën.
8. Pizhamat që nuk të pëlqejnë.
9. Formueset (puzzle) të cilave ju mungojnë pjesët.
10. Këpucët që të vrasin këmbët apo që të rrinë të mëdha.
11. Kutitë e këpucëve, lodrave, sendeve të tjera që mund të kesh në shtëpi.
12. Tualete të skaduara, të thara, manikyrë që nuk bëjnë më, etj.
13. Zbukurimet prej qeramike të cilat janë thyer në disa pjesë. Nuk duken bukur dhe për më tepër fëmijët mund të lëndojnë duart nëse i prekin.
14. Gazetat e vjetra. Mund t’i ruani në një kuti apo në ndonjë pjesë të vecantë të shtëpisë e cila shërben për të akumuluar sendet që nuk përdoren.
15. Mund të largoni edhe miqtë e shtirur nga Facebook!
Kjo do t’ju ndihmojë të keni një jetë më të qetë, ndërsa të parat një shtëpi më të rregullt!/arbresh.info/
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...