Si të joshni një mashkull me shikim

13:12 | 2 Maj 2017
Arbresh.info

Nuk e dimë sa besoni ju te sytë, por me siguri pas këtij artikulli do t’u jepni më shumë rëndësi!

Joshja e një mashkulli me sy është një nga metodat më efektive për të fituar personin për të cilin jeni e interesuar.

Shpesh, thuhet se meshkujt joshen nga pjesë të tjera të trupit apo qëndrime të tjera. Dhe kjo mund të jetë e vërtetë.

Por nëse qëllimet janë me të vërtetë serioze, ndoshta është më mirë që të përpiqeni për ta joshur një mashkull me shikim, duke e fokusuar në sy fuqinë komunikuese.

Shumë meshkuj çmenden pas syve të femrave dhe nëse i shihni në një mënyrë të caktuar, atëherë ato t’i keni “në këmbët tuaja”.

Joshja e syve është vetëm një nga shumë mënyrat me të cilën mund të komunikojmë me anë të trupit.

Disa njerëz janë në gjendje ta bëjnë atë më mirë – si talent i lindur, ose i mësuar- dhe të tjerë që nuk munden, ndoshta sepse kurrë nuk kanë marrë parasysh faktin se sytë, siç thuhet, janë pasqyrë e shpirtit. Dhe për këtë arsye mund të komunikojnë praktikisht çdo humor dhe mesazh që duam të përcjellim.

Por para se të filloni “sulmin” me sy, ndoshta ju duhet të bëni disa praktika përpara një pasqyre.

Këshilla e parë për t’u praktikuar është që të mos filloni ta shikoni atë në mënyrë fiksuese dhe të zgjatur (që mund të jetë frikësuese). Më mirë një vështrim kalimtar, nga koha në kohë. Dhe mbi të gjitha është më mirë që shikimi i tij të kërkojë tuajin.

Çfarë doni të komunikoni me sy? Të dashuroj, më pëlqen, të dëshiroj. Zgjidhni çfarë doni të përcillni dhe pastaj përshtateni pamjen në përputhje me rrethanat. Sipas humorit, na besoni, do të diktohet edhe linja e shikimit të syve.

Për të nxjerrë në pah fuqinë e syrit dhe sytë, mos harroni se grimi mund të ndihmojë shumë. Duke theksuar bukurinë e syve e keni më të lehtë të komunikoni atë që dëshironi.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme