Google ADS

Si të humbni peshë duke rregulluar oraret e ushqimit

02:12 | 4 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Termi krono-dietë është përdorur për herë të parë në vitin 1992 nga studiuesit italianë Mauro Todisco dhe Paolo Marconi dhe që prej asaj kohë është kthyer në një prej regjimeve më të njohura të humbjes në peshë.

Ndryshe nga dietat e tjera ku ju kërkohet të vini theksin tek aktiviteti fizik, regjimi ushqimor i shëndetshëm dhe numërimi i kalorive, krono-dieta ju propozon një mënyrë të re të humbisni kilogramët e tepërt.

Ajo bazohet në ritmin biologjik të organizmit, prej nga ka marrë edhe emrin. E shpjeguar në terma më të thjeshtë, koncepti kryesor i dietës është të humbisni peshë duke ngrënë çdo ditë në orare të caktuara. Në mënyrë që organizmi juaj të reagojë sa më mirë, duhet që t’i jepni atij kohën e duhur të përgatitet për të marrë vlerat ushqyese, për t’i absorbuar dhe më pas tretur ato.

Oraret më të mira të ngrënies nuk përjashtojnë vaktet e ndërmjetme, por edhe ato duhet të konsumohen në orare të përcaktuara. Gjithashtu është e këshillueshme që të mos lihet asnjë vakt pa ngrënë, sidomos mëngjesi, madje mungesa e ngrënies së mëngjesit i çon shumë njerëz drejt mbipeshës. Por si duhet të jenë oraret e ngrënies ipas vakteve?

Mëngjesi: Orari 7:30-8:30
Në mëngjes rekomandohen ushqime të pasura me karbohidrate (por jo sheqerna sintetikë), kryesisht të marra nëpërmjet drithërave. Karbohidratet janë jetike për funksionimin e aktivitetit të muskujve dhe të trurit.

Paraditja: Orari 10.30-11.30
Gjatë këtij vakti të ndërmjetëm këshillohet ndonjë pickim i lehtë i ushqimit, gjithmonë pa rënduar stomakun para drekës. Mund të pini lëngun tuaj të preferuar të frutave ose një grusht me fruta të thata.

Dreka: Orari: 12:30-13:00
Gjatë drekës, duhet të konsumohen ushqime me karbohidrate dhe proteina, pasi dreka përbën vaktin kryesor të ditës për shkak të aktiviteteve të përditshme që kryhen përpara dhe pas.

Vakti i pasdites (Zemra): Orari: 17.00-18.30
Ky vakti është gjithashtu një mënyrë shum e mirë për të shuar etjen ose për të ngrën diçka. Mund të pini çaj, pije freskuese natyrale, fruta, çokollatë të zezë etj.

Darka: Orari: 18:30-19:30
Darka duhet të përmbajjë kryesisht me ushqime të pasura me proteina bimore dhe shtazore (perime, fileto pule, peshk, vezë, nënproduktet e qumështit, etj.)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme