Bunioni, njohur ndryshe me termin mjekësor Hallux Valgus, është një lloj deformimi kockor që prek gishtin e madh madh të këmbës. Në pjesën e jashtme të tij formohet një gungë dhe si pasojë ky gisht mbivendoset mbi gishtat e tjerë.
Ky lloj pozicionimi njihet ndryshe edhe si gishti çekiç. Janë shumë faktorë që çojnë drejt formimit të bunionit, ku më kryesoret janë arsyet gjenetike dhe përdorimi i këpucëve të caktuara, si këpucët stiletto dhe takat e larta. Zona e dëmtuar skuqet, enjtet dhe vihen re deformime të gishtave të tjerë.
Living ju njeh me dy trajtime natyrale që heqin në mënyrë natyrale këto gunga.
1.Kanellë, gjethë dafine dhe alkool 96% : Ky trajtim duhet ndjekur në mënyrë rigoroze për gati dy muaj, edhe pse rezultatet vihen re që në 10 ditëshin e parë të përdorimit. Në një enë shtoni 100 ml alkool 96%-ësh, 5-10 gjethë dafine dhe dy lugë çaji kanellë të bluar ose një shkop kanelle që të tretet. Mbylleni enën e qelqit dhe mbajeni në një ambient ku nuk e kap dielli. Pas dy ditësh hapeni dhe do të vini re që të gjithë përbërësit janë lidhur me njëri-tjetrin. Fusni këmbët në ujë të vakët ku keni shtuar paraprakisht sodë bukë dhe pasi t’i fshini lyejini me vajin e përgatitur dhe vishni çorape pambuku. Këshillohet që gjatë kësaj kohe të mos përdorni taka të larta, këpucë të ngushta apo të parehatshme.
2.Trajtimi me jod: Një mënyrë tjetër natyralee për të trajtuar gungat e gishtit të këmbës është duke përzier jodin me aspirinë. Shtypni disa kokrra aspirinë, bashkojini me jod dhe vendosini direkt mbi gungën e formuar. Masazhojeni me lëvizje rrethore 5-10 minuta çdo ditë dhe do të vini re që enjtja dhe dhimbja do të ndihen më lehtë. Gjiashtu mund të masazhoni bunionin me limon dhe jod. Vendoseni përzierjen mbi gungë dhe lidheni me fashë. Mbajeni për disa orë dhe përsëriteni këtë proçedurë çdo ditë.
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...