Heqja e mykut në shtëpi është procedurë e vështirë, sidomos nëse dëshironi që të shmangni toksinat nga shtëpia juaj.
Myku është i rrëzikshëm për shëndetin tonë, prandaj medoemos duhet të largohet nga ambienti ku jetoni, transmeton portali arbresh.info.
Për fat të mirë, mykun mund ta largoni me disa përbërës shtëpiakë që nuk përmbajnë kemikate.
Uthulla
Uthulla është një ndër përbërësit kryesorë për largimin e mykut. Në një shishe me sprej hidhni uthull dhe spërkatni në vendet që ndodhet myku. Uthulla duhet të qëndrojë ashtu për disa orë dhe më pas e pastroni. Uthulla eliminon 82% të mykut, bakterieve dhe viruseve.
Ekstrati i farës agrume dhe ujë
Pjesa më e mirë për këtë zgjedhje është se nuk mban erë. Efektet e farës agrume janë neutrale dhe nëse keni problem me aroma, atëherë kjo është zgjidhja e duhur për ju. Përzieni 20 pika të esktratit të farës së agrumes me 2 gota ujë. Më këtë përbërës spërkatni pjesët e murit ku gjendet myku.
Sode buke
Soda e bukës është një tjetër përbërës efikas dhe i lirë. Përzijeni sodën e bukës me ujë dhe spërkatni pjesët e mykura. Pasi ta keni lënë ashtu për disa orë, pastroni murin me një leckë të njomë./Arbresh.info
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh