Google ADS

Si të gjeni frymëzim në mjediset e punës

00:34 | 11 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Pas “mbytjes” së kreativitetit, do t’ia vërë syrin rendimentit, më pas motivimit, e në fund mirëqenies psikofizike të vetë punonjësit.

Kur flitet për ambientet e Google apo Facebook, mendojmë menjëherë për hapësirat gjigante e gjithë ngjyra. Por a e nxisin ato kreativitetin?

Modeli “Silicon Valley”, nëse mund ta quajmë kështu, ka besuar gjithnjë në lidhjen e cilësisë së ambientit ku punoni dhe produktivitetit. Një hapësirë stimuluese përmirëson marrëdhënien mes punonjësve dhe kjo përkthehet në një performancë më të mirë. Nëse doni të dini më shumë, ky artikull i Harvard Business Review shpjegon arsyet.

ZGJIDHNI NJË IMAZH QË JU FRYMËZON

Nëse keni mundësi, varni në mur ose në një pikë ku keni mundësi që ta shihni një imazh të bukur që ju ndihmon që të gjeni përqendrimin. Mund të jetë një vepër arti, një shprehje për kreativitetin, portreti i një figure historike, një peizazh, çfarëdo gjëje që “besoni” se mund t’ju frymëzojë.

Dy këshilla: shmangni imazhe shumë të mëdha ose me dimensionin e një pulle poste.

BLINI NJË LLAMBË

Ndriçimi i keq të shpërqendron dhe redukton performancën kreative. Çdo element bezdisës (drita, temperatura, cilësia e ajrit në zyrë) ndikon në kreativitetin tuaj. Ju përpiqeni që të përqendroheni por gjithë këto elemente që ju ngacmojnë, përthithin energjinë tuaj të çmuar.

Drita natyrale është më e mirë se ajo artificiale, por shpesh ndriçimi në një ambient nuk është homogjen; dikë e verbon e dikë e lë në errësirë. Të pasurit e një llambe mund t’ju shërbejë për të rregulluar ndriçimin në vendin tuaj të punës, pa shqetësuar ata që punojnë pranë jush.

ZGJIDHNI NJË OBJEKT ME NGJYRA

Një stilolaps, një ngjitëse, çfarëdo objekti të vogël që mund ta mbash në tryezën e punës. Mjafton një ose maksimumi dy objekte të vogla për t’i dhënë pak jetë pamjes së përditshme dhe për t’u dukur më pak gri.

SHFRYTËZONI KOHËN E PUSHIMIT

Një mendje e lodhur apo e mërzitur ngjan me dikë që vrapon në një maratonë, me një çantë të rëndë mbi shpinë. Ditët e punës janë të gjata, përfitoni gjatë pushimit për të bërë një gjë të shëndetshme: të mos flisni për punë!

FLISNI ME NJERËZ

Nëse keni nevojë t’i kërkoni diçka dikujt apo nëse keni ngecur në projektin tuaj, ngrini telefonin dhe flisni me njerëz. Më mirë akoma do të ishte të ngriheshit nga tavolina e të shkonit t’i takonit. Duke qëndruar për shumë gjatë ulur në karrige, ulet edhe kreativiteti.

Ndërveprimi i drejtpërdrejtë me njerëzit, sidomos nëse është joformal, nxit në mënyrë të papritur kreativitetin dhe motivimin. Për këtë arsye, kompani si Pixar kanë krijuar ambiente “të ndërmjetme” ku njerëzit mund të takohen e të flasin me njëri-tjetrin.

Shpesh ambienti i zymtë ku punoni është një “vrasës i pagabueshëm”./eo/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme