Përbërësit për 4 persona
Për mbushjen:
● 2 presh ● 250g djathë Scammorza Affumicata (djathë i tymosur) të prerë në kubikë të vegjël ● 3 patate
● 500 ml panna ● Parmigiano i grirë ● pak gjalpë, vaj ulliri, kripë e piper, degë trumze.
Për brumin e krepave:
● 500ml qumësht ● 3 vezë ● 200g miell 0 ● kripë
Përgatitja e krepave:
Në një tas hedhim me sitë miellin, kripën dhe qumështin. I përziejmë me rrahësin e vezëve me dorë deri sa të mos kemi kokrra te brumi. Shtojmë vezët, të cilat i kemi përzier më parë me pirun. I përziejmë derisa të bëhen si brumë homogjen. E mbulojmë tasin dhe e lëmë brumin të pushojë për 30 minuta. Përgatitja e mbushjes: Pastrojmë preshët duke lënë mënjanë disa gjethe jeshile të tij.
I presim në rrota të holla dhe më pas i skuqim në tigan me pak vaj ulliri. Shtojmë patatet e qëruara dhe të prera në kubikë shumë të vegjël. Hedhim këtu 100ml nga pana dhe 2-3 lugë ujë, kripë e piper dhe i lëmë në zjarr derisa të zbuten patatet. Gjethet e preshit që kishim lënë mënjanë, i presim si spango të holla dhe të gjata dhe pasi t’i përvëlojmë në tenxhere të vogël me ujë të valuar për pak minuta, i lëmë mënjanë të ftohen. Pasi kanë kaluar 30 minutat, vëmë në flakë të mesme një tigan të sheshtë që nuk ngjit, e lyejmë me pak vaj.
Hedhim me garuzhde pak nga brumi, e rrotullojmë tiganin që brumi të shpërndahet dhe kur të piqet nga njëra anë e kthejmë të piqet dhe në anën tjetër. Vazhdojmë kështu derisa të mbarohet i gjithë brumi. Mbushim çdo krep me pak nga mbushja e mësipërme, pak kubikë scamorze, pak gjethe trumze dhe lidhim çdo krep duke përdorur si spango gjethet e preshit që përvëluam më parë.
I rendisim krepat e mbushur në një tavë të lyer me gjalpë, hedhim panën që na ka tepruar (400 ml), e spërkatim me djathë Parmigiano të grirë dhe më pas e fusim në furrën e ngrohur më parë me 180° për 15 minuta. I shërbejmë menjëherë.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist