Sekreti për flokë të dendura, të lirshme dhe plot volum që mund t’i përshtatet çdo fotosesioni…
Nëse kërkoni në internet “flokë seksi”, do të gjeni me miliona artikuj dhe foto të femrave me flokë të çrregullta, kaçurrela apo të drejta sepse atraktiviteti është kaq subjektiv, por e vetmja gjë që kanë të përbashkët këto stilime flokësh është volumi i tyre, që secila prej nesh ka tentuar t’i bëjë por që jo të gjitha mund ta kemi fatin e tillë.
Të gjithë jemi të apasionuar pas flokëve të drejta, të lëmuara dhe shumë të sheshta, por që ndonjëherë duam të eksperimentojmë me flokët sikur ato të Victoria’s Secret. Flokë që lulëzojnë vazhdimisht dhe lëkunden nga era e lehtë sikur të ishit në brigjet e Ibiza-s? Kështuqë, kërkuam nga stilistja e flokëve Jasmine Santiago për të na treguar saktësisht se si t’i bëjmë flokët e tilla plot volum pa nevojën e preparateve të shumta. Pëpriquni përmes fotove në vazhdim të shihni se si realizohen etapat me radhë.
Hapi 1: Rrokullisni lloknet
Një befasi! Lloknet e nxehta nuk kanë ekzistuar vetëm për nënat tuaja në të 80-at – janë poashtu një nga mënyrat më të mira për të fituar volumin e nevojshëm sikur modelet e Victoria’s Secret. Për të filluar, krehni mirë flokët (nëse i keni kaçurrela së pari bëni ato të drejta), më pas merrni një pjesë të flokëve dhe rrokullisni me lloknet e nxehta nga majat deri në rrënjët duke i izoluar me pjesën përmbyllëse. Përsëritni flokët në të gjitha anët nga para, dhe më pas vazhdoni me pjesën e mbetur.
Hapi 2: Prisni për efekt
Nëse i hiqni lloknet shumë shpejt, atëherë këto mund të jenë armiku më i madh i volumit dhe lumturisë suaj. Seriozisht, prisni deri sa lloknet të ftohen 100% para se t’i hiqni ato nga flokët.
Hapi 3: Hiqni lloknet
Tani për pjesën argëtuese: shpalosja apo heqja e llokneve. Filloni dalëngadalë duke hequr lloknet një nga një deri sa të varen dredhat e krijuara nga efekti i tyre.
Hapi 4: Shtoni pak teksturë (cilësi)
Për të mbajtur vëllimin pak më shumë se një orë apo të ju lëshohen mënjëherë, është e nevojshme që të shtoni pak teksturë për flokët tuaja të buta. Shkrehni flokët nga rrënja deri te majat me krehër, shtoni pak teksturë dhe aplikoni llak për flokë për ngrierje dhe në fund me anë të brushës rregulloni mirë duke i krehur ato.
Hapi 5: Bëhuni një modele e vërtetë
Ndani pjesën e flokëve si i mbani zakonisht, njërën anë ngriteni pak më lartë se tjetra duke e krehur dhe shtuar volumin si dhe në fund duke hedhur llak mjaftueshëm sa për qëndrim më të gjatë. Pa dyshim, nuk do të dalloheni nga modelet e Victoria’s Secret dhe do dukeni vërtetë e mahnitshme./femra.net/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën