Çfarë ndodh kur çdo gjë rrënohet dhe ju i humbni të gjitha? Këta sipërmarrës shumë të suksesshëm dhe anëtarët e “The Oracles”, të cilët kanë filluar nga e para më shumë se një herë, shpjegojnë se çfarë do të bënin në qoftë se do humbisnin çdo gjë përsëri.
Nëse frikërat e tua më të këqija bëhen realitet dhe gjithçka shkatërrohet, ndiqni këto këshilla.
1. Mbuloni qeranë, pastaj nisni një biznes tjetër
Unë do të drejtohesha drejt një biznesi premtues dhe do të filloja shitjen, sepse këtë e bëj më mirë. Në momentin që qeraja ime të mbulohej do të nisja një biznes. Nuk do të përbënte ndryshim të madh nëse do të ishte një kioskë për shitjen e hot dog-ëve apo një startup teknologjik, për sa kohë që kam besuar me gjithë zemër në produkt. – Barbara Corcoran, themeluese e “Corcoran Group dhe Shark” në Shark Tank
2. Ndërtimi i një sistemi “blockchain”
Teknologjia “Blockchain” përshpejton transaksionet, redukton kostot dhe ul mundësinë e mashtrimit. Mendoni për të si një librari ose si një bazë të dhënash të përbashkët, të cilën askush nuk mund ta manipulojë. Të gjitha të dhënat janë plotësisht transparente.
Po të kisha një mantra pas një fillimi të ri, do të ishte, “Nxitja e lirisë me çdo kusht.” –Tim Draper, partner themelues i DFJ
3. Kaloni tri ditë “vajtimi”, më pas rikthehuni fuqishëm
Kam dështuar shumë herë në biznes saqë fillimi i diçkaje është familjar për mua.
I jap vetes 3 ditë vajtimi për humbjen në biznes.
Pas kësaj, do të bëja një plan për të krijuar një infrastrukturë dhe kapital për të ekzekutuar kthimin tim. Vendos prioritete të shumëfishta herë pas here për të zbatuar planin tim të ri. – Com Mirza, CEO i Mirza Holdings dhe “The $500 milion Man”; dështuar në tetë kompani dhe sot drejton një perandori me mbi 600 të punësuar
4. Kthejini fatkeqësitë në mundësi
Kjo më ka ndodhur mua 20 vite më parë, kështu që nuk kam pse ta imagjinoj të ndodhë. E pashë veten jashtë kompanisë që ndihmova të rritet me 300%. Kur kjo humbje e madhe më ndodhi, vendosa se ishte koha që të kisha një biznes timin dhe të isha pardon i fatit tim. Kurrë nuk e humba besimin në aftësitë e mia. U fokusova në aftësitë e mia për t’i bërë gjërat të shkonin si duhen. Qëndrova pozitiv dhe përdora një event që të forcohesha dhe të mendoja më lart se kurrë më parë. – Jim Mathers, CEO i “North American Energy Advisory, Inc”.
5. Vlersoni burimet tuaja të kapitalit
Nëse humbisni gjithçka, keni dy zgjedhje: dorëzohuni ose shikohuni në pasqyrë dhe përgjigjuni disa pyetjeve serioze. Filloni me: “Çfarë kapitali (lidhje intelektuale, fizike, shpirtërore dhe financiare) mund të aksesoj menjëherë për t’ia filluar nga e para?” Kuptoni se jeta parashikon feedback të vazhdueshëm: jeni të detyruar të shqyrtoni rezultatin dhe të modifikoni mendimet, fjalët dhe veprimet tuaja në mënyrë që të keni rezultatin e dëshiruar. – Craig Lack, CEO i Energi dhe krijues i “Performance-Based Health Plans®”.
6. Ndajeni vizionin tuaj menjëherë
Nëse jeni një sipërmarrës, ju duhet t’ia nisni nga e para çdo vit. Duhet të rifreskoni sistemin, njerëzit, proceset dhe financat tuaja. Filloni me atë që iu pëlqen, me atë ku jeni më të mirët dhe aty ku ka treg. Krijoni një video bindëse. Ndani vizionin tuaj. Duhet të testoni tregun para se të investoni më shumë. – Maury Rogow, CEO e “Rip Media Group”.
7. Gjeni pse-në tuaj
Kam humbur gjithçka tre herë. Nga përvoja, mentaliteti juaj është çdo gjë. Merrni kohë për të rivendosur qëndrimin tuaj. Humbja e të gjitha gjërave është shumë e vështirë, madje shkatërruese, por duke u vërdallisur me një qëndrim prej humbësi e bën gjithçka më të vështirë. Nuk ka vend për keqardhje! Identifikoni arsyet pse i kishit ndërtuar gjërat. Cili ishte qëllimi? Përdoreni këtë si motivimin tuaj kryesor për të rindërtuar çdo gjë. Të gjitha ngjarjet dramatike do të kalojnë, por ne duhet të zgjedhin drejtimin tonë pas kësaj: të ngjitemi apo të zbresim – John Hanna, autor i “Way of the Wealthy” dhe CEO i “Grupit Fairchild”.
8. Rrjetëzohuni si “i çmendur”
Mësoni kush është pjesë e grupit tuaj. Identifikoni vlerat tuaja dhe bëni një listë të pyetjeve për të përcaktuar nëse dikush ndan vizionin tuaj. Pastaj, shpenzoni sa më pak të jetë e mundur për të marrë pjesë në sa më shumë ngjarje për të takuar grupe të ndryshme njerëzish, të cilët mund t’iu ndihmojnë. Mos u frikësoni dhe bisedoni me të gjithë. Mësoni sesi të krijoni prezencë dhe mos kini frikë të kërkoni ndihmë. – Craig Handley, bashkë-themelues dhe CEO i ListenTrust.
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...