Vera është stina e kombinimeve më të bukura! Akullorja dhe plazhi, pantallonat e shkurtra dhe shapkat me gisht, por mbi të gjitha, djersitjet në zonat intime dhe aroma e keqe!
Kaq shumë djersë mund të bëhet shkak për t’u ndjerë në siklet gjatë aktiviteteve tuaja të përditshme, sepse për dreq edhe mund të shfaqet përtej pantallonave dhe jeta vetëm sa bëhet më e vështirë, në një periudhë kur ju duhet të ishit duke shijuar lirinë tuaj. Por e rëndësishme është të dini që ju nuk jeni të vetmit.
Fajin e kanë gjendrat: Ka kaq shumë gjëndra djerse në zonën e vaginës. Në trupin e njeriut ka dy lloje gjendrash djerse, njëra prej tyre është praktikisht gjithandej, ndërsa tjetra shfaqet vetëm në disa vende të caktuara. “Gjëndrat ekrine ndodhen thuajse në të gjithë sipërfaqen e trupit, ndërsa gjëndrat apokrine zhvillohen në zona të pasura me folikula qimesh, siç janë sqetullat dhe zona vaginale.” Pra meqë vagina ka shumë qime, ka gjëndra djerse që nuk do largohen as nëse depiloheni. Gjendrat apokrine aktivizohen kur jeni në lëvizje apo nën ndikimin e stresit, pra praktikisht gjatë gjithë verës.
Aroma: Djersa në vetvete nuk është problem, mund t’ia dilni të hiqni njollat nga pantallonat dhe të mos turpëroheni para gjithë botës, por aroma është problemi i vërtetë. Gjëndrat apokrine prodhojnë aromën më të keqe dhe zona intime i ka në sasi më të madhe se gjithë pjesët e tjera të trupit.
Zgjidhja: Djersa dhe aroma e zakonshme e vaginës është normale, por ndryshe nga sqetullat, që mund t’i ajrosni, vagina nuk mundet dhe aroma e ngecur aty brenda nuk është aspak e shëndetshme. Dhe djersa e vjetër është shumë më e rëndë se e reja. Ja çfarë mund të bëni: E rëndësishme është të pastroheni rregullisht me ujë, kështu nuk shkatërroni nivelet e pH. Shmangni trendin e veshjes së uniformës së palestrës dhe streçeve sportive, sado bukur t’jua tregojnë të pasmet dhe përdorni materiale që lejojnë qarkullimin e ajrit dhe vishni gjithmonë mbathje pambuku.
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...