Mbajtja e shtëpisë për një kohë të gjatë mbyllur, lagështia dhe mungesa e ajrimit të përditshëm janë disa prej shkaqeve që çojnë në shfaqjen e mykut në ambientet e ndryshme të shtëpisë. Për t’u zhvilluar, mykut i duhet një ambient i përshtatshëm dhe natyrisht lagështia.
Kur zhvillohet, ai fillon të lëshojë në ajër “sporet”, të cilat janë shumë të vogla, aq sa mund të thithen lehtësisht me frymëmarrjen e njeriut. Thithja në sasi të mëdha e sporeve të mykut është shumë e dëmshme për shëndetin. Në artikullin e mëposhtëm, Living ju propozon disa mënyra efektive si të eliminoni mykun me produkte që i keni të gjithë në shtëpi.
Uthulla e bardhë: Një ilaç natyral vërtet efikas për të eliminuar mykun në shtëpi është uthulla e bardhë. Mjafton të përzieni dy filxhanë me uthull të bardhë në një shishe me ujë të nxehtë dhe me të, të spërkasni sipërfaqet me myk. Nëse dëshironi ta pastroni deri në thellësi, atëherë përgatisni një përzierje me uthull dhe sodë buke. Hidheni atë mbi një furçë ose sfungjer të vjetër dhe filloni të fshini pjesët e mykut në muret e shtëpisë suaj, apo gjetkë.
Soda e bukës: Soda e bukës është një produkt natyral shumë efikas për të eliminuar mykun nga muret. Mjafton të holloni dy lugë gjelle sodë buke në një shishe të vogël me ujë dhe më pas t’i shtoni edhe dy lugë të tjera me kripë. Ky spraj natyral do të kthehet në aleatin tuaj më të besuar për të hequr mykun nga sipërfaqe të ndryshme.
Vaji i pemës së çajit: Vaji i pemës së çajit mund të jetë shumë i dobishëm për të eliminuar mykun nga muret e shtëpisë. Është e mjaftueshme të hidhni dy lugë prej këtij vaji në një enë me dy filxhanë ujë, e më pas ta përdorni atë për të pastruar mykun në mure. Avantazhi i vajit të pemës së çajit, është se ai mund të ruhet për një kohë të gjatë. Ndërkohë që juve nuk do t’ju duhet t’i shpëlani sipërfaqet ku keni përdorur këtë lloj vaji.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...