Google ADS

Si të dukeni të mençur

01:22 | 8 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Disa njerëz janë më të zgjuar se të tjerët – shkencëtarët besojnë se është rezultat i një kombinimi të faktorëve kompleks, duke përfshirë çdo gjë nga gjenetika jonë në mjediset në të cilat rriten.

Disa njerëz janë më të zgjuar se të tjerët – shkencëtarët besojnë se është rezultat i një kombinimi të faktorëve kompleks, duke përfshirë çdo gjë nga gjenetika jonë në mjediset në të cilat rriten.

Por kjo nuk do të thotë se dikush nuk mund të duket më inteligjent se sa mund të jetë.

Në fakt ka shumë mënyra shkencore të arritura, për të bindur të tjerët se ju jeni një Einstein i vërtetë.

Më poshtë mund të gjeni disa mënyra prej të cilave mund të lini përshtypje shefit dhe miqve tuaj duke vënë në pah fuqinë e trurit tuaj në dukje.

Ecni në të njëjtën shpejtësi si gjithë të tjerët.

Një studim i udhëhequr nga profesori i marketingut në Universitetin Boston, Carey Moreëedge ka thënë se në qoftë se ju ecni shpejt- ose më ngadalë se njerëzit rreth jush, ata mund të të mendojnë se ju jeni budalla.

Për këtë studim, 49 paradiplomatë kanë shikuar filmat e tre njerëzve të ndryshëm duke ecur në të ngadalshëm ose më shpejt se sa mesatarja e të dyjave. Rezultatet kanë treguar se njerëzit janë perceptuar si të zgjuar dhe më kompetent, kur ata zhvendosën të njejtën shpejtësi si të gjithë të tjerët.

Vëni syze të trasha.

Hulumtime sugjerojnë se në qoftë se ju keni vërë syzet, ju do të dukeni më pak tërheqëse por shumë inteligjente.

Në një studim të vogël, hulumtuesit në Universitetin e Vjenës kishte 76 pjesëmarrës të parë në 78 imazhet e fytyrave – disa pa syze e disa me to, duke përfshirë llojet e ndryshme të modelit dhe inteligjencën dhe atraktivitetitin.

Sipas rezultatet të hulumtuesve, njerëzit që kanë bartur syze, janë cilësuar si më inteligjentët se njerëzit pa syze. Megjithatë ata pa syze janë parë si më tërheqës se sa njerëzit që bartin syze.

Ndjekni trendët, dukeni më të zgjuar.

Njerëzit të cilët mbajnë një pije alkoolike perceptohen të jenë më pak inteligjent se sa ata që nuk e bëjnë.

Prandaj nuk është çudi aspak edhe me mbajtjen e një birre. Juve mund të ju bëjë që ju të dukeni më pak inteligjent, sipas një studimi të përbashkët nga Universiteti i Miçiganit dhe Pensilvani.

Shkruani thjeshtë dhe bukur.

Dukuria e fjalorit të bukur ka qenë prej kohësh taktikë për të treguar se sa të zgjuar jeni. Por llafazanëria mund të dështojë.

Flisni shprehimisht.

Shikoni njerëzit në sy.

Një nga studimet e vitit 2007 kryer nga profesoresha Nora Murphy, ka rezultuar se duke kërkuar partnerin tuaj në bisedë në sy mund të jetë zgjuarsia më e madhe se sa ju e perceptoni.

Duke shikuar njëri tjetrin gjatë një bisede apo kur flisni, është çelësi i një sjelljeje të mirë. Kjo praktikë është e lidhur në mënyrë të konsiderueshme me nivelin e zgjuarsisë, është manipuluar me sukses në menaxhim dhe ka kontribuar lartë në paraqitjen apo zbulimin e gjërave të fshehta.

Veproni sigurt.

Keni kujdes nga veshja, duhet të dukeni të përshtatshëm dhe vishuni mençur.

Buzëqeshni

Dëshironi që njerëzit të mendojnë se ju jeni i mençur? Atëherë ndaloni së  qenit të ngrysur gjatë gjithë kohës.

Të mbani bizhuteri në fytyrën tuaj duke bërë piercing, do tregojë se sa të guximshëm jeni por asnjëherë nuk do lë përshtypje të mirë për të menduar të tjerët se ju jeni të zgjuar.

Jeni shakaxhi

Të keni një sens të fortë të humorit, është një shenj që ju jeni të mençur.

Të jeni një udhëheqës

Një studim i vitit 2002, ka rezultuar se njerëzit që perceptojnë se janë udhëheqës të mirë kishin më shumë gjasa që tek shefi i tyre të duken më të zgjuar por që faktikisht nuk është kjo e gjitha.

Bëhuni modest

Pranojeni atë që ju nuk e dini. Sipas studimit të vitit 1999, është sugjeruar që personat që pranojnë atë që nuk e dinë janë më të prirë të duken më inteligjentë, shkruan Independent.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme