Kompania e saj, Executive Image Consulting, ka punuar me shumë njerëz dhe i ka ndihmuar njerëzit të përmirësojnë mënyrën se si e paraqesin veten, transmeton telegrafi.
Me inspirim nga libri i Vicky Oliver, “The Millionaire’s Handbook: How to Look and Act Like a Millionaire, Even If You’re Not”, Di Giusto tregon se si çdo njeri mund të duket si milioner, pavarësisht sesa para ka në bankë.
Asnjëherë mos e lejoni një “të metë” t’jua ulë vetëbesimin
Çelësi për të qenë të “fuqishëm” është duke pasur vetëbesim dhe armiku kryesor i vetëbesimit është brenga e vazhdueshme që e keni për ndonjë të metë fizike.
Sidoqoftë, këtë të metë duhet ta pranoni ose ta ndryshoni, por çfarëdo që të bëni asnjëherë mos e lejoni t’jua zvogëloj vetëbesimin.
Bëni gjumë të mjaftueshëm për lëkurë rrezatuese
Konsiderojeni çdo detaj të imazhit tuaj
Tavolina, aksesorët, por edhe mburoja e celularit duhet të jetë e tillë që t’ju bëj të dukeni profesionist. Një përshtypje e parë e mirë është e rëndësishme, prandaj mbani gjërat e pastra dhe me rregull.
Vishuni që të dukeni më i/e gjatë
Hulumtuesit tregojnë se njerëzit në mënyrë të pavetëdijshme e ndërlidhin gjatësinë me fuqinë. Prandaj, është e rëndësishme që t’i zgjidhni rrobat e duhura, rroba të cilat vënë në pah gjatësinë tuaj.