Është në natyrën e njeriut që të mundohet të lërë përshtypje sa më të mirë në një takim. Poshtë po ju sjellim disa “trika”, si të dukeni sa më i mençur në mesin e njerëzve që ju rrethojnë.
Pyete për familjarët
Është shumë me rëndësi që ju të dini nëse familjarët e tjetrit janë mirë. Në rast se atyre nuk iu duket shumë atraktive kjo pyetje, atëherë aktroni sikur ishit duke bërë shaka.
Vizatoje diagramin e Venit (çfarë di, çfarë dua të di, çfarë mësova)
Nuk ka rëndësi se me sa precizitet apo çfarë vendosni në të; në fakt, sa më shumë i pakuptueshëm aq më mirë. Të gjithë do të fillojnë të debatojnë rreth këtij diagrami, ndërsa ti gjatë kësaj kohe mundesh të vazhdosh lojën në “Candy Crush”.
Ktheni përqindjet në fraksione
Nëse në mbledhjen tuaj thuhet, ta zëmë: “25% e të gjithë përdoruesve e klikojnë këtë buton”; ju bëni mirë ta bëni një shënim me “Pra rreth 1 në 4”.
Në mënyrë të fshehtë të tjerët do të jenë ziliqarë dhe të impresionuar për aftësitë e tuaja të shpejta në matematikë.
Inkurajoni të gjithë për “Një hap prapa”
Është një pikë kur të gjithë janë të fokusuar, përveç jush. Kjo është një pikë kyç për t’u dukur i mençur “Djema, djema, mund të kthehemi një hap prapa këtu”.Dhe me shpejtësi vazhdoni “Cili është problemi që me të vërtet duam ta zvogëlojmë” dhe ja, ju kaluat edhe një orë shtesë të jetës suaj si “i mençur”.
Gjithmonë merre një fletore për shënime me vete
Shënimet shkruaji në të dhe jo në telefon apo tablet. Merr shënime duke shkruar vetëm një fjalë nga çdo fjali.
Përsëritni gjënë e fundit që folësi juaj thotë, por shume më ngadalë
Pasi që folësi të thotë fjalën e tij kyç të takimit, ju pasoni me “Më lejoni vetëm ta përsëris atë” dhe përsëriteni pikërisht ashtu siç ai e ka thënë, vetëm se shumë më ngadalë. Tani mendimet e tij “të mëdha” janë transferuar tek ju.
Pyesni “a do të funksionojë”
Nëse jeni në takim me një inxhinier, pyeteni: “A do të funksionoj kjo”? Në fakt askush ndoshta nuk do ta kuptoj se çfarë në të vërtetë po pyesni, po kjo do të lë përshtypje të mirë për ju, gjoja po interesoheni.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...