8 këshilla që ju ndihmojnë t’i qetësoni dhe t’i mbroni fëmijët.
Është e lehtë të ndjeheni të tronditur nga gjithçka që dëgjoni për sëmundjen e koronavirusit 2019 (COVID-19) tani. Është gjithashtu e kuptueshme nëse edhe fëmijët tuaj ndjehen të shqetësuar. Fëmijët mund ta kenë të vështirë t’i kuptojnë ato që shohin në internet ose në TV – ose kur i dëgjojnë nga njerëz të tjerë – kështu që ata mund të jenë veçanërisht të prekshëm nga ndjenja si shqetësimi, stresi dhe trishtimi. Por zhvillimi i bisedave të hapura dhe mbështetëse me fëmijët tuaj, mund t’i ndihmojë të kuptojnë, të përballojnë dhe madje edhe të japin një kontribut pozitiv për të tjerët.
1. Bëni pyetje të hapura dhe dëgjoni
Filloni duke e ftuar fëmijën tuaj që të flasë për këtë çështje. Zbuloni se sa dinë tashmë dhe ndiqni drejtimin e tyre. Nëse ata janë të vegjël dhe nuk kanë dëgjuar ende për shpërthimin e virusit, ju mund të mos e përmendni këtë çështje – thjesht shfrytëzoni rastin për t’ua përkujtuar praktikat e mira të higjienës pa i frikësuar.
Sigurohuni që të jeni në një mjedis të sigurt dhe lejoni që fëmija juaj të flasë lirshëm. Vizatimi, tregimet dhe aktivitetet e tjera mund të ndihmojnë në nisjen e bisedave.
Më e rëndësishmja, mos i minimizoni ose shmangni shqetësimet e tyre. Sigurohuni që t’i kuptoni ndjenjat e tyre dhe t’i siguroni ata që është e natyrshme të ndjehen të frikësuar për këto gjëra. Ua bëni me dije që po i dëgjoni duke u kushtuar vëmendjen tuaj të plotë dhe sigurohuni që ta kuptojnë se mund të flasin me ju dhe mësuesit e tyre kurdo që dëshirojnë.
2. Bëhuni të sinqertë: shpjegojini të vërtetën në një mënyrë të përshtatshme për fëmijët
Fëmijët e kanë të drejtën për marrjen e informacioneve të vërteta në lidhje me gjërat që po ndodhin në botë, por të rriturit gjithashtu kanë përgjegjësi t’i ruajnë fëmijët nga shqetësimi. Përdorni një gjuhë të përshtatshme për moshën e tyre, shikoni reagimet e tyre dhe tregohuni të ndjeshëm ndaj nivelit të tyre të shqetësimit.
Nëse nuk mund t’i përgjigjeni pyetjeve të tyre, mos u mundoni që të hamendësoni. Përdoreni këtë si mundësi për t’i hulumtuar përgjigjet së bashku. Uebfaqet e organizatave ndërkombëtare si UNICEF-i dhe World Health Organization (Organizata Botërore e Shëndetit) janë burime të shkëlqyeshme informacioni. Shpjegojuani se disa informacione në internet nuk janë të sakta dhe se më së miri është t’i besojnë ekspertëve.
3. Tregojuni si të mbrojnë veten dhe shokët e tyre
Një nga mënyrat më të mira për t’i mbajtur fëmijët të sigurt nga virusi korona dhe sëmundjet e tjera është thjesht t’i nxisni që t’i lajnë duart rregullisht. Nuk është e nevojshme që biseda të jetë e frikshme. Këndoni së bashku me këngën (linku në anglisht) The Wiggles ose hedhni këtë valle (linku në anglisht) follow this dance për t’ua bërë mësimin argëtim.
Ju gjithashtu mund t’u tregoni fëmijëve se si të mbulojnë gojën dhe hundën me pjesën e bërrylit gjatë kollitjes ose teshtitjes (linku në anglisht) cover a cough or a sneeze with their elbow, t’ua sqaroni se është më mirë të mos u afroheni shumë afër njerëzve që kanë ato simptoma dhe kërkojuni që t’ju tregojnë nëse fillojnë të ndjehen sikur kanë ethe, kollë ose kanë vështirësi në frymëmarrje.
4. Ofroni qetësim
Teksa shohim shumë imazhe shqetësuese në televizion apo në internet, nganjëherë mund të ndihemi sikur kriza është kudo rreth nesh. Fëmijët mund të mos i dallojnë fotografitë në ekran nga realiteti i tyre personal dhe mund të besojnë se janë në rrezik të afërt. Ju mund t’iu ndihmoni fëmijëve tuaj të përballen me stresin duke iu dhënë atyre mundësi për të luajtur dhe për tu relaksuar, kur të jetë e mundur. Mbani rutina dhe orare të rregullta sa më shumë që të mundeni, sidomos para se të flenë apo ndihmojuni të krijojnë rutinë dhe orar të ri në një mjedis të ri.
Nëse sëmundja është përhapur në zonën tuaj, përkujtojuni fëmijëve tuaj se ka shumë pak gjasa që ata të infektohen me sëmundjen, se shumica e personave që e kanë virusin korona nuk sëmuren shumë dhe se shumë të rritur janë duke punuar shumë për ta mbajtur të sigurt familjen tuaj.
Nëse fëmija juaj nuk ndihet mirë, shpjegojuni se duhet të qëndrojnë në shtëpi/në spital sepse është më e sigurt për ta dhe për shokët e tyre. Siguroni ata se e dini që është e vështirë (ndoshta frikësuese apo edhe e mërzitshme) nganjëherë, por se respektimi i rregullave do t’i mbajë të gjithë të sigurt.
5. Kontrolloni nëse janë duke përjetuar apo duke përhapur stigmë
Përhapja e virusit korona ka sjellë me vete shumë raporte të diskriminimit racor anembanë botës, prandaj është e rëndësishme që të kontrolloni që fëmija juaj as nuk është duke përjetuar ngacmim e as duke kontribuar në të.
Shpjegoni se virusi korona nuk ka asgjë të bëjë me mënyrën se si dikush duket, prej nga vjen apo çfarë gjuhe flet. Nëse i kanë thirrur me emra apo i kanë ngacmuar në shkollë, duhet të ndihen të lirë t’i tregojnë një të rrituri të cilit i besojnë.
Ua përkujtoni fëmijëve tuaj se të gjithë e meritojnë të jenë të sigurt në shkollë. Ngacmimi është gjithmonë i gabueshëm dhe secili prej nesh duhet të bëjë atë që i takon për të përhapur mirësi dhe për ta mbështetur njëri-tjetrin.
6. Kërkoni ndihmë
Është e rëndësishme që fëmijët ta dinë se njerëzit janë duke i ndihmuar njëri-tjetrit me sjellje mirësie dhe bujarie.
Tregoni për punëtorët shëndetësorë, shkencëtarët dhe (linku në anglisht) të rinjtë, mes të tjerëve, që janë duke punuar për ta ndaluar përhapjen e sëmundjes dhe për ta mbajtur të sigurt komunitetin. Mund të jetë shumë qetësuese të dihet se njerëzit bujarë janë duke ndërmarrë veprime.
7. Kujdesuni për veten
Fëmijëve do të mund t’iu ndihmoni më mirë nëse edhe vetë e përballoni mirë situatën. Fëmijët do t’i përvetësojnë reagimet tuaja ndaj lajmeve, prandaj është mirë që ata ta dinë se jeni të qetë dhe në kontroll.
Nëse ndiheni në ankth apo të shqetësuar, ndani kohë për vete dhe kërkoni ndihmë nga anëtarë të tjerë të familjes, shokë apo persona të besueshëm në komunitetin tuaj. Ndani kohë për të bërë gjëra që ju ndihmojnë të qetësoheni dhe ta rimerrni veten.
8. Përfundoni bisedat me kujdes
Është e rëndësishme ta dimë që nuk i lëmë fëmijët në gjendje shqetësimi. Teksa e përmbyllni bisedën tuaj, përpiquni ta matni nivelin e shqetësimit të tyre duke e shikuar gjuhën e tyre të trupit, duke vlerësuar nëse jeni duke përdorur tonin e zakonshëm të zërit dhe duke e shikuar frymëmarrjen e tyre.
Ua përkujtoni fëmijëve tuaj se mund të bisedojnë edhe për gjëra të tjera të vështira me ju në çfarëdo kohe. Ua përkujtoni se ju i doni, i dëgjoni dhe jeni në dispozicion kurdo që ata ndihen të brengosur.
________________________________________
Informatat e hartuara nga Jacob Hunt, specialist i komunkimit në UNICEF
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...
Pas shpërthimit të mbrëmshëm, forca të mëdha të KFOR-it dhe ...
Gjendja në kanalin e Ibër Lepencit, pas shpërthimit të mbrëm...