Si të bësh vetë një maskë artizanale pa përdorur qepje

21:07 | 9 Prill 2020
Arbresh.info

“Maska që vini ju, mbron të tjerët nga pikat e pështymës që mund të dalin nga goja juaj. Dorezat janë fare të panevojshme. Virusi nuk futet në trup nga lëkura e duarve. Patjetër duhet kujdes, mos prekni me duar fytyrën, mos kruani syrin, hundën dhe mos vini dorën te goja, sepse jashtë mund të keni prekur objekte të ndotura me koronavirus dhe viruset mbeten në gishta edhe po të keni doreza. Sapo hyni në shtëpi, lani duart me sapun”, – thuhet në deklaratë publike të CDC-së, Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve, në Amerikë.

Ndërkohë, Shefi i Mjekësisë Ushtarake të SHBA-së, Jerome Adams, anëtar i Coronavirus Task Force, tregon me video në “Youtube” si ta bësh një maskë pa bërë qepje: “How to Make Your own Face Covering”.

Për larjen e maskës: “Gjëja më e rëndësishme është të jetë një maskë ndryshe në ngjyrë faqja e jashtme nga faqja e brendshme, në mënyrë që të njëjtën anë të maskës ta keni gjithmonë jashtë, sa herë që e vini në fytyrë. Kjo anë e jashtme mund të jetë e ndotur me pika të vogla pështyme të të tjerëve që ju kanë rastisur afër dhe këtë anë të mos e vini mbi gojë. Kur e vini dhe e hiqni maskën, mos e prekni pjesën e jashtme, por kapeni maskën vetëm nga rripat. Dhe mos prekni me duar gojën, hundën dhe sytë. Sapo arrini në shtëpi, hiqni maskën nga rripat dhe lani duart mirë me sapun për 20-30 sekonda”.

https://youtu.be/tPx1yqvJgf4

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme