Nëse është një gjë që kemi mësuar gjatë qëndrimit në shtëpi është se ne nuk jemi kujdesur për veten aq sa duhet. Pjesa të cilës nuk i kushtojmë shumë rëndësi janë këmbët.
Gjatë muajve të ftohtë këmbët tona janë gjatë gjithë kohës me çorape dhe është e lehtë të fshehim pedikyrin. Më poshtë ndiqni disa hapa për të pasur një pedikyr të përsosur:
Hapi i parë: Largoni xhelin e vjetër të thonjve. Nëse xheli ka lënë shenja në thonj, butësisht fshij me një copë pambuku për të hequr njollat dhe gjithashtu lëmoni thonjtë. Prisni thonjët. Prisni në formë të drejtë dhe jo shumë të shkurtër.
Hapi i dytë: Duke përdorur një lime gërryese për të larguar lëkurën e vdekur. Përqendrohuni më shumë në thembrën dhe në nyjet e gishtërinjve. Për të larguar sa më shumë lëkurë të vdekur, këmbët nuk duhet të jenë të lagura.
Hapi i tretë: Tani është koha të futeni në dush. Kembet duhet zhytur në një kovë me ujë, por jo për më shumë se 10 minuta.
Hapi i katërt: Përdorni edhe scrub për të zbutur lëkurën e thatë.
Hapi i pestë: Nëse keni kohë mund të bëni një maskë për këmbë. Nëse nuk keni shumë kohë atëherë mund të bëni një masazh me një krem hidratues./arbresh.info/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...