Pastroni thonjtë nga manikyri me aceton dhe një pambuk të pastër.
Më pas lani duart mirë që t’i pastroni nga mbeturinat e acetonit dhe manikyrit.
Shtyni kutikulat tuaja me një shtyrës kutikulash. Kjo do e pastrojë thoin nga mbeturinat e manikyrit dhe do e tregojë thoin më të madh.
Përdorni një krem për kutikulat (ose të çfarëdoshëm) dhe përhapeni në të gjithë sipërfaqen e thoit.
Marrim një gërshërë kutikulash dhe i presim ato. Sado e frikshme që të duket është shumë higjienike. Përdoreni edhe për të hequr ndonjë copëz manikyri të mbetur.
Merrni një limë dhe limojeni thoin në të katër cepat e tij. Kjo do e tregojë thoin më të pastër. Mos harroni t’i jepni formë, sa më i shkurtër aq më modern është.
Me një limë tjetër të madhe dhe që kanë përbërjen si sfungjer limoni të gjithë sipërfaqen e thoit. Pas kësaj duhet të përdorim patjetër shkëlqyes pasi në këtë mënyrë rikthejmë sërish shkëlqimin e thoit normal.
Aplikoni një bazë manikyri (jo shkëlqyes) për ta mbrojtur thoin. Në këtë mënyrë nuk rrezikoni që manikyri juaj t’ju lë shenja në thua.
Më pas aplikojeni manikyrin që dëshironi 1 mm larg kutikulës, në këtë mënyrë thoi do të ngjajë i pastër dhe sikur i keni bërë në sallon.
Lini pak hapësirë nëpër cepa në mënyrë që thoi të ngjajë më i gjatë.
Mos harroni asnjëherë në fund duhet të vendosni shkëlqyesin, në këtë mënyrë mbroni manikyrin dhe të krijoni shkëlqim.
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij