Si ta përdorni vajin e kokosit për të humbur peshë

21:50 | 17 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Sipas shumë studimeve është gjetur se vaji i kokosit është shumë i dobishëm për humbjen e peshës.

Vaji i kokosit përmban acide yndyrore të shkurta dhe të mesme që ndihmojnë në heqjen e kileve të tepërta, transmeton portali arbresh.info

Hulumtimet sugjerojnë se vaji i kokosit ndihmon në uljen e obezitetit te gratë dhe gjithashti është shumë i lehtë për t’u tretur në krahasim me vajrat tjerë.

Ndihmon edhe në funksionimin e shëndetshëm të sistemit tiroid dhe endokrinës.

Më tutje rrit normën metabolike të trupit, duke larguar stresin në pankeras dhe duke djegur shumë energji. Ndihmon tej mase njerëzit obezë në humbjen e peshës.

Njerëzit që jetojën në zonat bregdetare tropikale, të cilët e përdorin vajin e kokosit rregullisht për gatim, janë shumë më të shëndetshëm.

Përderisa shumica e njerëzve sot përqendrohen në ushtrime për të humbur peshë, qasje të mirë sjell edhe përdorimi i vajit të kokosit në gatim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme