Shumica prej nesh në vendin e punës jemi më shumë të përqendruar në nevojat dhe dëshirat tona, saqë jemi të pavëmendshëm ndaj disa parime njerëzore dhe psikologjike që mund të na ndihmojnë t’ia dalim mbanë.
Duke pasur një pikëpamje të qartë në atë se çfarë i motivon kolegët dhe mbikëqyrësit tuaj dhe si prania juaj i influencon ata, psikologjia mund t’ju ndihmojë të zhvilloni një bashkëpunim më të mirë. Ja se si duhet përdorur psikologjinë në punë:
1. Analiza
Analizoni se çfarë i motivon kolegët tuaj që të punojnë. Pyesni vetën nëse ata e bëjnë këtë për para, prestigj, për punë ekipore apo për ndonjë arsye tjetër. Çdokush ka nevojë për punë, por sigurisht se duhet të ekzistojë një arsye përse ata kanë përfunduar pikërisht në atë fushë. Mendoni për atë se çfarë ata duan të arrijnë nga puna e tyre dhe nëse janë duke e arritur synimin.
2. Raporti me udhëheqësin
Mendoni për atë se çfarë kërkon udhëheqësi nga punëtorët e tij apo për dikë në veçanti, që kërkon vëmendjen e të tjerëve. Disa udhëheqës duan të urdhërojnë, përderisa duan të adhurohen. Për disa vetëm numri ka rëndësi. Mundohuni ta kuptoni atë çfarë udhëheqësi juaj kërkon nga ju dhe nga kolegët tuaj.
3. Motivoni kolegët
Mbani në mend gjithmonë motivin e kolegëve dhe udhëheqësit tuaj kur punoni me ta. Për një bashkëpunëtor, i cili dëshiron ta shoh emrin e tij të shkruar në letër, sigurohuni që ta përmendni bashkëpunimin që keni pasur në projektet e përbashkëta, që t’ia mbani anën edhe atij. Me punëtorët, të cilët vendin e punës e konsiderojnë si një vend për të gjetur shoqëri dhe për të fituar para, ju duhet të tregoheni dashamirës dhe i shoqërueshëm.
4. Kultivoni aftësitë udhëheqëse
Kultivoni aftësitë tuaja të udhëheqjes. Edhe nëse nuk jeni në pozitën e një udhëheqësi, duke ditur se si të bashkëpunoni me efikasitet me kolegët tuaj, do të jeni në favor të të gjithë ekipit, gjë që mund të ju dërgoj edhe drejt një promovimi në detyrë. Konsideroni mundësinë ta merrni përsipër udhëheqjen e një seminari trajnues në programin tuaj lokal.
5. Menaxhoni drejtë
Në qoftëse ju dhurohet ndonjë projekt për ta menaxhuar, duhet ta keni parasysh t’i shfrytëzoni aftësitë dhe fuqinë e bashkëpunëtorëve tuaj. Në këtë mënyrë ju mund të siguroheni që njerëzit e duhur janë duke e kryer punën e duhur. Nëse përpjekja është problem më i madh sesa mundësia, atëherë të jeni i drejtpërdrejtë në përcaktimin e problemit dhe poashtu duhet të jeni në gjendje ta bëni dallimin në mes të problemit të shfaqur dhe situatës aktuale. Në këtë mënyrë ju nuk e akuzoni askënd, ju vetëm shprehni brengën tuaj.
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...