Google ADS

Si ta përballoni ‘gjuhën e floktarëve’?

11:56 | 23 Shkurt 2017
Arbresh.info

Zbuloni tri këshillat kryesore me të cilat mund të shmangni mosmarrëveshjet me floktarin

Nuk është e pazakontë që gratë të përballen me obligime përgjegjëse të biznesit apo private, kurse nuk mund ta ‘përballojnë’ gjuhën e floktarit. Sepse, shkaku është se gati çdo floktarë (besojmë, në kuptimin e mirë) përpiqet të ju bindë që të ndryshoni dëshirat dhe rrallëherë fitoni modelin e flokëve që keni dëshiruar.

Por, shpesh edhe vetë gratë nuk dinë të shpjegojnë atë që dëshirojnë. Kërkesat sikur ‘Ju lutem më shkurtoni pak flokët por, të mbeten prap të gjata’, apo ‘Unë dua flokë të rrafshta por, të ketë pak dredha’, lehtë mund ta hutojnë secilin, kurse pavendosmëria dhe jopreciziteti te floktari len shumë hapësirë për pak ‘touch’ (prekje) të tij.

Këto janë tri këshillat kryesore përmes të cilave do të shmangni mosmarrëveshjet me floktarin.

Frizurë nga fotografia

E mbani fotografinë e modelit të flokëve që dëshironi ta keni? Zgjidhje më e mirë do të ishte, nëse është e mundur, të gjeni modelin e flokëve të fotografuar nga disa kënde. Por, bëhuni të realtë, sepse nëse personi në fotografi ka flokë të holla dhe të rrafshta, kurse e juaja është e dendur dhe me dredha, e ka të vështirë edhe floktari më i mirë ta bëjë atë pamje në kaçurrelat tuaja. Në marrëveshje me floktarin, atëherë mund të gjeni solucion tjetër, një frizurë të përafërt me atë që dëshironi.

Këshillim me floktarë me përvojë

Nëse ekziston mundësia e këshillimit te ndonjë floktarë me përvojë, shfrytëzojeni që të kuptoni se çka i ‘përshtatet’ më së miri formës së fytyrës tuaj dhe çfarë cilësie i keni flokët. Në disa sallone ka edhe përzgjedhje kompjuterike të frizurave, ashtuqë mjafton të keni me vete fotografinë tuaj dhe të gjeni frizurën që ju pëlqen.

Flokët duhet trajtuar edhe në shtëpi

Flokët e qethura mirë, kërkojnë trajtim cilësorë dhe të rregullt. Në të kundërt shpejt bëhet e padëgjueshme dhe është vështirë ta formësoni në frizurën e dëshiruar. Pyetni te floktari si ta trajtoni drejtë llojin tuaj të flokëve, cilat produkte duhet përdorur për trajtim, dhe cilat për styling dhe si t’i përdorni në mënyrë të drejtë.

Dhe në fund, nëse jeni të kënaqur se si po ju qethë floktari, thuajeni me zë. Por, gjithashtu, nëse nuk jeni të kënaqur pranoni pa ngurrim dhe mos lejoni që floktari të ju ‘bindë’ se ai ka të drejtë./femra.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme