Natyrisht secili mashkull dëshiron që gjithë jetën e vet ta kalojë vetëm me një femër e cila do të jetë grua e dashur, e ndershme, nënë e fëmijëve të tij, mike jetësore e tij.
Gjithçka që mund të bëjnë gratë si masë parandaluese është të jenë të kujdesshme.
Është shumë me rëndësi që femra të përkujdeset që vazhdimisht t’i bëjë me dije të shoqit se është ajo e vërteta për të dhe jetën e tij.
Që nga fillimi i lidhjes duhet t’ia bëni të qartë se e vlerësoni besnikërinë e partnerit dhe se përkundrazi sjellja jobesnike do ta shkatërrojë përgjithmonë lidhjen tuaj.
Mundohuni që të mos lini anash burrin për shkak të fëmijëve apo punës suaj, si dhe duhet të jeni të vëmendshme në sjelljet dhe shprehitë e tij.
Nëse edhe raportet tuaja seksuale janë të ngrira, duhet të ndërmerrni diçka urgjentisht.
Pjesëtarët e gjinisë më të fortë dashurohen në femra të cilat u ofrojnë përkrahje, dashuri, kujdes dhe butësi, seks të mirë dhe mbi të gjitha janë ngazëlluese dhe atraktive.
Nuk është për t’u hedhur poshtë as mundësia që ta nxitni nga pak xhelozinë e tij, por mos e teproni.
Andaj femra nëse dëshironi ta keni veç për vete bashkëshortin apo të dashurin tuaj atëherë përvishuni punës dhe kryeni detyrat që ju takojnë dhe mos i lini anash se kjo mund t’ju kushtojë jo vetëm me tradhti, por edhe me shkatërrimin e lidhjes./”Zeri.info”
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare