Si ta ndaloni rënien e flokëve gjatë dimrit?

18:37 | 14 Nëntor 2023
E.H

Stina e dimrit konsiderohet si stinë në të cilën bien më së shumti flokët.

Ekspertët kanë treguar disa metoda për të ndaluar rënien e flokëve në dimër, duke filluar nga dushi jo shumë i nxehtë.

Sipas tyre, dushi i nxehtë mund të bëjë që flokët të bien më shumë, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Stresi mund të luajë një rol të madh në çdo rënie të papritur të flokëve.

Ekspertët thonë se frenimi i niveleve të stresit mund të ndihmojë në gjallërimin e flokëve tuaj.

Rritja e orëve të rekomanduara të gjumit mund të parandalojë gjithashtu çdo rënie të tepërt të flokëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme