Të dish të humbësh, mund të kthehet në një avantazh shumë të madh. Por ndodh që shpesh të ndalemi tek aspektet negative të një dështimi, duke injoruar potencialitetin.
Në një studim të fundit, Madsen e Desai kanë zbuluar se, në termat e nxënies, mësimi që na jep një dështim mbahet mend për më shumë kohë se sa informacionet që lidhen me një arritje apo sukses. Por, zakonisht, njerëzit nuk kanë një marrëdhënie të mirë me dështimet e vogla apo të mëdha me të cilat janë përballur.
Por, çfarë duhet të bëjmë për të mos u udhëhequr nga droja? Kemi përzgjedhur disa strategji, të cilat mund t’ju ndihmojnë që një humbje ta shndërroni në një trampolinë drejt përmirësimit dhe rritjes personale.
Nuk është fundi i botës
Gjëja e parë që duhet të kuptoni kur nuk mund të përmbushni një objektiv, është se nuk duhet ta përjetoni si dramë. Në disa raste kemi tendencën të jemi tejet katastrofikë, duke imagjinuar pasoja të pariparueshme. Megjithatë, të gjitha pritshmëritë pesimiste nuk i korrespondojnë pothuajse asnjëherë realitetit, ndaj mos dramatizoni.
Të rrëzoheni është normale
Dështimi duhet të konsiderohet si ngjarje normale – në njëfarë mase, i paevitueshëm – dhe mundësisht pozitiv, i cili duhet pranuar pa u demoralizuar. Sigurisht, duhet të mundohemi t’i maksimalizojmë rezultatet e mira dhe të ulim sa më shumë të jetë e mundur dështimet, por të mendoni se është e mundur të evitojmë gjithçka është një iluzion i pastër.
Nuk do të zgjasë përgjithmonë
Siç na mëson Martin Seligman (1990), nëse mendojmë se shkaku i dështimit tonë është i përhershëm (“jam budalla”, “jam i shëmtuar”), nuk bëjmë asgjë për t’u përmirësuar. Por, në rast se besojmë se shkaku i dështimit është i përkohshëm (isha vetëm pak i lodhur”, apo “nuk iu përkushtova sa duhet punës”), atëherë mund të veprojmë për të ndryshuar dhe për të arritur synimet që i vendosim vetes.
Rifitoni vetëbesimin
Është e rëndësishme të njohim gabimet dhe të marrim përgjegjësitë për veprimet që bëjmë. Por kjo nuk do të thotë se dështimi të jetë gjithmonë dhe vetëm për fajin tonë. Të kaloni orë të tëra duke fajësuar veten për atë çka ka ndodhur, shërben vetëm të konsumoni energji të vyera mendore, që mund t’i përdorni për të gjetur zgjidhje alternative.
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë