Vajza, të të tradhtojë partneri nuk është fundi i botës.
Asnjëherë nuk duhet ta lëshoni veten, nëse dikush ka treguar mungesë respekti dhe dashurie ndaj jush. Nuk është diçka e bukur t’ju tradhtojnë, por as diçka për të cilën ia vlen të vajtoni gjithë jetën.
Prandaj, nëse ju ndodh dhe e zbuloni se ai ju ka tradhtuar, mos e mallkoni veten dhe atë, por mendoni sesi të kaloni mërzitjen dhe “urrejtjen” që ju ka lënë brenda vetes?
Disa prej jush mund ta falin, dhe të vazhdojnë lidhjen sikur asgjë s’ka ndodhur, edhe pse kjo duket diçka e vështirë. Gjithsesi, nëse bëni pjesë në grupin e vajzave që nuk e falni tradhtinë duhet t’i lexoni këto këshilla me patjetër. Ndoshta do t’ju vijnë në ndihmë për ta kaluar sa më lehtë këtë periudhë të vështirë të jetës:
Fshihni gjurmët e tradhtisë, çfarë do të thotë që të largoni nga shtëpia ose nga telefoni juaj çdo gjë që ju kujton tradhtarin..ish-in tuaj.
Fale atë. Kjo nuk do të thotë që të pranosh sjelljen e tij, por fale që ti të jesh në paqe me shpirtin tënd.
Hidheni tradhtinë larg. Mos kujtoni më asgjë nga ajo ngjarje e shëmtuar. Mundohuni të mos e kujtoni në asnjë moment.
Filloni dhe besoni tek dikush tjetër. Fakti që të tradhtoi një djalë, s’do të thotë se të gjithë meshkujt janë njësoj. Prandaj filloni dalëngadalë t’i besoni dikujt tjetër.
Largohu nga njerëzit tek të cilët nuk ke besim. Mos krijo marrëdhënie me dikë që nuk të jep besim që në krye të herës. Shmang një tjetër zhgënjim.
Mos tradhto. Fakti që dikush ju ka tradhtuar, kjo nuk do të thotë se edhe ju duhet të bëni të njëjtën gjë, për të marrë hak ndaj tij.
Kontrollo emocionet e tua. Mos e shfaq asnjëherë në publik dhimbjen tënde. Mundohu të mos viktimizohesh për këtë që të ka ndodhur.
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...