Gjumi i mirë, siç dihet, varet nga një sërë faktorësh, të cilët, të gjithë bashkë, formojnë atë që njihet si higjiena e gjumit. Specialistët japin vazhdimisht këshilla për të mbajtur nën kontroll ankthin dhe stresin, sidomos në ditë shumë të ngarkuara me emocione të forta (si rasti ynë, pas tërmetit të fuqishëm), por njëkohësisht rekomandojnë edhe ushqimet më të mira për të konsumuar çdo natë, në mënyrë që të kesh një gjumë të mirë.
Ushtrimet fizike rregullisht gjatë ditës, ndihmojnë për një gjumë të mirë në darkë. Ushtrimet në mëngjes ose pasdite të ndihmojnë kur është koha për të shkuar në shtrat.
Por përgatitja e trupit për të bërë një gjumë çlodhës përfshin edhe kujdesin për gjërat që ha apo që pi. Siç dihet, pijet alkoolike mund të përkeqësojnë cilësinë e gjumit, por edhe kafja, kakaoja, çokollata dhe pijet me gaz gjithashtu duhen shmangur natën, sepse ta largojnë gjumin.
Cilat janë ushqimet që duhet të hash çdo natë?
Këshilla më e mirë e specialistëve për një natë të qetë është pak mango, patate të ëmbla, banane, por edhe bishtajore. Të gjitha këto lloj ushqimesh të ndihmojnë të kesh një gjumë të qetë.
Studimet e kohëve të fundit kanë arritur në konkluzionin se një natë me gjumë të mirë është edhe kur pak kohë para gjumit konsumon hurma japoneze.
Hurmat japoneze, përveç efektit si pastrues, luftojnë stresin dhe lodhjen, duke të dhënë një gjendje qetësie. Po ashtu, hurmat japoneze përmirësojnë tretjen, absorbimin e hekurit në organizëm dhe të largojnë oreksin.
Hurmat japoneze nxitin edhe prodhimin e serotoninës duke sjellë kështu më shpejt gjendjen e gjumit.
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?