Orari i tejzgjatur dhe presioni në punë janë shkaqet kryesore të ankthit, depresionit, tensionit të lartë, problemeve në zemër, diabetit dhe madje edhe kancerit.
Më poshtë keni disa këshilla se si mund të eleminoni stresin:
Mos dilni nga shtëpia pa ngrënë mëngjes
Nuk duhet të dilni asnjëherë nga shtëpia pa ngrënë mëngjes. Drithrat janë shumë të këshillueshme sepse kanë në përbërje të tyre serotoninën, hormon që na ndihmon për të pasur humor të qëndrueshëm. Nëse shoqërohet edhe me fruta sidomos me banane ky kombinim është ideali sepse bananja përmban elementin e potasit që na ndihmon të mbajmë në nivele të qëndrueshme presionin e gjakut.
Lexoni ose luani gjatë rrugës për në punë
Sipas një studimi të bërë nga universiteti i McGill në Kanada, këshillohet të lexoni ose të luani me celularin tuaj gjatë rrugës për në punë. Kjo sepse si leximi ashtu edhe loja që bëni me celular ul hormonin e kortizolit, hormonin e stresit, në nivelin 17 për qind.
Pini lëng portokalli
Këshillohet që ditën mos ta nisni me një filxhan kafeje përpara por me një lëng frutash, kryesisht lëng portokalli. Kjo sepse kafeina rrit nivelin e adrenalinës dhe ul nivelin e adenozinës, ndërsa vitamina C që ndodhet tek lengu i portokallit do t’ju ndohmojë që të jeni sa më të qetë.
Ecni në natyrë
Shfrytëzoni pushimin e drekës për të ecur në natyrë. Një shëtitje në natyrë apo edhe nëpër dyqane të ndryshme do t’ju ndihmojë të ulni nivelin e kortizolit, hormonit të stresit.
Ngrijeni volumin
Nëse nuk mund të largoheni nga tryeza juaj e punës, vendosni kufjet dhe ngrijeni sa më shumë volumin. Dëgjimi i muzikës rrit pompimin e gjakut, që do t’ju ndihmojë në prodhimin e adrenalinës në trup.
Komunikoni më një shok
Nëse jëni duke kaluar një moment jo fort të mirë, telefonojini një shoku, sepse sipas një studimi të kryer nga universiteti i Virxhinias, komunikimi me një person të dashur do t’ju ndihmojë të relaksoheni dhe kjo gjendje ju con në lëshimin e hormonit të oksitocinës, hormon ky që ul ankthin.
Ndryshoni ambienti
Nëse nuk mund të largoheni nga ambienti i punës, të paktën ndryshojeni atë. Të ndenjurit në të njejtin ambient për një kohë të gjatë ndikon në rritjen e stresit.
Qeshni sa më shumë
Asgjë nuk e largon më mirë stresin sesa një e qeshur. Nëse e shikoni që jeni duke punuar nën presion, mendoni për ndonjë situatë të gëzueshme dhe gjejini vetes një motiv për të qeshur sa më shumë, sepse ajo ndikon në uljen e presionit të gjakut dhe favorizon çlodhjen e muskujve.
Përpiquni të jeni sa më të organizuar
Kur punoni nën presion edhe puna më e vogël duket më e papërballueshme. Kushtojini vetëm 10 minuta në ditë organizimit të punës sipas prioriteteve dhe do ta kuptoni që do ta keni më të lehtë.
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...