Shumë shpesh ndodh që pritshmëritë e njërit nga partnerët nuk përputhen me ato të tjetrit. Ka pritshmëri që vlerësohen si të arsyeshme kur dëshironi të shihni partnerin tuaj më shumë se një herë në javë, ose të flisni me të në telefon më shpesh se zakonisht. Nëse keni qenë bashkë për disa kohë dhe dëshironi t’i çoni gjërat drejt një hapi tjetër, për shembull të bashkëjetoni pas një kohe të gjatë lidhjeje me njëri- tjetrin.
“Shumë njerëz ngatërrojnë pritshmëritë me standardet. Pritshmëritë projektojnë versionin tënd ideal tek dikush tjetër. Standardet janë një sërë besimesh, sistem vlerash dhe trajtimesh që ti pret t’i shohësh në një individ që ti zgjedh për të dalë”, thotë Chris Seiter, një këshillues marrëdhëniesh dhe specialist ndarjesh.
Por si t’i shprehni pritshmëritë?
Nuk ka asnjë partner në botë që të lexojë mendjet dhe ky mendim i pashëndetshëm çon në probleme në një martesë. Pritshmëritë duhet të shprehen në formën e kërkesës ose pyetjes dhe jo në formën e fjalive. Për këtë ju mund të përdorni fjalët: “A mundesh të lutem…”, e ndjekur nga dëshira apo nevoja.
Një këshillë e thjeshtë që ju ndihmon
Shkruani në një letër 10 pritshmëritë tuaja kryesore për një marrëdhënie të shëndetshme dhe të lumtur. Sipas Dr. Schroeder, këto pritshmëri duhet të jenë specifike, të arritshme dhe të arsyeshme. Mbani mend se disa pritshmëri duhet të realizohen menjëherë. Partneri që bën kërkesën duhet të ketë durim dhe të kuptojë se e gjitha kjo nuk do të ndodhë sa hap e mbyll sytë.
Komunikoni sa më shumë! Nëse nuk ka konsensus mes të dyve në fillim, ti tashmë e ke përgjigjen dhe zgjidh të lëvizësh drejt diçkaje tjetër.
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...